Sociale

Më shumë mjete rrugore në 2020-ën/ Rriten me 7.6% mjetet në qarkullim, “Benzi” vijon të mbetet “mbreti” i rrugës në Shqipëri

0

Instituti i Statistikave ka bërë publik botimin e “karakteristikave të mjeteve rrugore” për vitin 2020. Ajo që bie në sy nga të dhënat e këtij botimi është fakti se pandemia ka rritur numrin e mjeteve rrugore aktive, me 7.6%, krahasuar me vitin 2019-të. Regjistrohen rreth 677 mijë mjete rrugore gjatë vitit 2020.

Po t’i analizojmë mjetet rrugore sipas llojit, shohim se përqindjen më të madhe të tyre, me rreth 79.7%, e zënë “Autoveturat”. Ndjekin “Automjetet për transport të përzier”, me 6.9% dhe mjeti “Motor”, me 5%. Krahasuar me vitin 2019-të, numri i autoveturave për vitin 2020 është rritur me 7.9%. Rritjen më të madhe e ka lloji i mjeteve “Makina Bujqësore”, me 34.%. Rënie krahsuar më vitin 2019-të ka pësuar lloji i mjetit “Riomorkio për transport mallrash”, me -10.4%.

Por, cili qark ka numrin më të lartë të mjeteve rrugore? Të dhënat tregojnë se kryeqyteti ka numrin më të lartë të mjeteve rrugore të regjistruara për vitin 2020. Tirana regjistron 249 396 mjete, ndjekur nga qarku i Durrësit, me 88 360 mjete. Në vend të tretë me numrin më të lartë të mjeteve rrugore, për vitin 2020, renditet qarku i Fierit, me 62 523 të tilla. Qarku i cili regjistron dhe numrin më të ulët të mjeteve rrugore të regjistruara për vitin 2020 është ai i Kukësit, me 14 405 mjete.

Po të flasim për mjetet rrugore sipas kambios, Autoveturat me kambio “Manuale” zënë pjesën më të madhe ose e thënë në përqindje rreth 64,9 % të autoveturave gjithsej që rezultojnë me status “aktiv” ose “të çrregjistruara përkohësisht” deri në vitin 2020. Në vitin 2020, grupi i autoveturave më vit prodhimi 2000-2010, zenë pjesën më të madhe të tyre. Nga ana tjetër, krhasuar me vitin 2019-të, grupi i autoveturave me vit prodhimi 2011-2020, ka pësuar rritje me 27,3%. Sa i përket markave, ndër markat kryesore të autoveturave që qarkullojnë në vend, dominojnë marka “Mercedez Benz”, e ndjekur nga “Volkswagen”.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Inflacioni vijon të “mashtrojë” tregtinë e jashtme/ Instat: Import-eksport rriten me 44.4% dhe 36.3%. Por, në peshë, rritja, 5 herë më e ulët

Postimi mëparshëm

Në “apel” mungojnë 2.2 mln turistë, – Rënie me 20.1% e hyrjeve, krahasuar me 2019-ën. Emigrantët na lënë në “baltë”

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.