Sociale

Sa fshatra ka Shqipëria? Rreth 2994, mesatarisht kanë nga 492 banorë/fshat, krahasimi mes qarqeve

0

Nga ndarja e fundit administrative, territori i Shqipërisë u grupua në 12 qarqe kryesore, 61 Bashki dhe përkatësisht për secilën nga një numër i konsiderueshëm fshatrash. “Scan Intel” ka analizuar të dhënat e ligjit nr. 115, vendim i vitit 2014 për të evidentuar zonat rurale për secilin qark, prej nga rezulton një shifër me afro 2,994 fshatra gjithsej në rang vendi.

Nga analiza e të dhënave të përpunuara, rezulton se në vend të parë sa i përket numrit të fshatrave renditet qarku Elbasan, me 398 fshatra gjithsej, prej nga 116 fshatra Bashkia Elbasan, 94 fshatra Bashkia Gramsh, 52 fshatra Bashkia Librazhd, 50 fshatra Bashkia Peqin, 35 fshatra Bashkia Belsh, 28 fshatra Bashkia Cërrik dhe 23 fshatra Bashkia Prrenjas. Në vend të dytë ndjek qarku i Korçës, me diferencë të vogël me Elbasanin, prej 54 fshatrash më pak, ose 344 gjithsej. Dibra ndërkohë mban vendin e tretë, me rreth 280 fshtra në rang vendi. Lista plotësohet nga Fieri me rreth 279 zona rurale, Gjirokastra me rreth 272 fshatra, Shkodra me rreth 271 fshatra, Berati me rreth 246 fshatra, Tirana me rreth 235 fshatra dhe Vlora me rreth 200 fshatra. Në krahun e kundërt të tabelës, si qarqet me numrin më të ulët të fshatrave qëndrojnë: Kukësi me rreth 183 fshatra në rang vendi, Lezha me rreth 173 fshatra në rang vendi dhe Durrësi në vendit të fundit, me vetëm 113 fshat në rang vendi. Sa i përket peshës, 43% e fshatrave të Shqipërisë janë të pozicionuara në qarqet Elbasan, Korçë, Dibër, Fier, dhe pjesa tjetër është e shpërndarë në pika të tjera të Shqipërisë.

Ndërkohë, nëse bëjmë një raport të thjeshtë të popullisë rurale me numrin e fshtarave (bazuar në të dhënat e fletores zyrtare të vitit 2014 të kryqëzuara me të dhënat e INSTAT) po për vitin 2014, shohim se në fshatrat e Tiranës banojnë mesatarisht rreth 1100 banorë, në fshatrat e Durrësit mesatarisht rreth 1000 banorë, në fshatrat e Fierit mesatarisht rreth 700 banorë, në fshtrat e Lezhës mesatarisht rreth 490 banorë, në fshtrat e Elbasanit mesatarisht rreth 460 banorë, në fshatrat e Korçës mesatarisht rreth 380 banorë, në fshtrat e Vlorës mesatarisht rreth 370 banorë, në fshtrat e Dibrës mesatarisht rreth 360 banorë, në fshtrat e Beratit mesatarisht rreth 330 banorë, në fshtrat e Kukësit mesatarisht rreth 320 banorë dhe në fshatrat e Gjirokastrës mesatarisht rreth 140 banorë. Mesatarisht, në fshatrat e vendit jetojnë rreth 492 banorë. (2.8 mln/1.47 mln)

Ndërkohë në rang vendi, 1,347,280 banorë jetojnë në qytete përkundrejt 1,474,697 banorëve që jetojnë në fshatra, çka përkthehet në 48% të popullsisë urbane dhe 52% popullsi rurale. Prej ku, vetëm qarku i Tiranës konsiderohet me mbizotërim urban (88,6%), qarqet e Durrësit (75,4% popullsi urbane) dhe Vlorës (55% popullsi urbane) klasifikohen si rajone të ndërmjetme dhe nëntë qarqet e mbetura janë me mbizotërim rural, ku popullsia rurale përbën 50% ose më shumë të popullsisë së përgjithshme.
Këto të dhëna, pavarësisht faktit se i referohen censusit të mbi 10 viteve më parë dhe të dhënave të reformës territoriale, japin një panoramë të përgjithshme të gjeografisë rurale të Shqipërisë, sipas qarqeve dhe rajoneve, nga të cilat kuptojmë se mes tyre ka diferenca të mëdha, jo vetëm si numër fshtarash por edhe sa i përket popullsisë mesatare.

Thënë sa më sipër, mund të konkludojmë se qarqet me numër më të lartë fshatrash, jo detyrimisht kanë përqëndrimin më të lartë të popullsisë më rurale të vendit. Shembulli më përfaqësues është qarku Durrës me një popullsi mesatarisht prej 1000 banorësh për fshat dhe vetëm 113 fshatra gjithsej.

Vlorë

Tiranë

Shkodër

Lezhë

Kukës

Korçë

Gjirokastër

Fier

Elbasan

Durrës

Dibër

Berat

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Turizmi, shifrat për qershorin/ Mbi 100 mijë netë qëndrime më shumë në strukturat akomoduese

Postimi mëparshëm

Programi buxhetor fjalë për fjalë/ Turizmi, bujqësia, inovacioni, emergjencat, pensionet, karburanti, çmimet, reformat, “në hije”. Të ardhurat “mundin” shpenzimet

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.