Sociale

Universiteti, tendenca drejt “zanateve”/ Mjekësia, inxhinieria, informatika, biznesi, me rritjen më të lartë të regjistrimeve, socialet me rënie

0

Të dhënat e Institutit të Statistikave tregojnë se në vitin akademik 2021-22 kanë vazhduar studimet në të gjithë programet e arsimit të lartë 123,880 studentë. Shifrat tregojnë se studentët që marrin pjesë në arsimin e lartë publik , përbëjnë 73.3% të numrit total të studentëve. “Scan Intelligence Unit” ka analizuar numrin e studentëve të regjistruar sipas fushave të studimit për të parë se si paraqitet ndryshimi vjetor dhe cilat fusha kanë qenë më të preferuarat për këtë vit. Fusha e studimit “Shëndet dhe Mirëqenie” vazhdon të jetë me rritje dhe këtë vit akademik me 4.4%. Rikujtojmë se gjatë vitit akademik 2020-21, kjo fushë ishte e vetmja me rritje, dhe kjo mund të shpjegohet si pasojë e ndërgjegjësimit nga pandemia, por edhe për faktin se kjo fushë ka marrë prioritet gjatë viteve të fundit në vendet e tjera. Nga një panoramë e përgjithshme vihet re se studentët tërhiqen drejt shkencave ekzakte pasi rritjet janë shënuar në fusha si inxhinieria apo teknologjia e informacionit. Kështu, rritja më e madhe e numrit të të regjistruarve është në fushën “Inxhinieri, prodhim dhe ndërtim” me 9.8%, ndjekur nga “Mjeksia” dhe “Biznes, administrim dhe ligj” me 3.4%. Për fushën “Teknologji e informacionit dhe komunikim”, rrija për vitin akademik 2021-22 është 1.4%. Po cilat janë degët më pak të preferuara? Duket se fusha “Bujqësi, pyje, peshkim dhe veterinari” është më pak e preferuara për studentët pasi shënon dhe rënien më të madhe të regjistrimeve me 19.9%. Me rënie gjithashtu paraqiten edhe fushat “Arte dhe shkenca humane” me 13.1% si dhe “Shkencat Sociale, gazetari dhe informacion”, me 10.4%. Kjo padyshim është e ndikuar dhe nga trendet e tregut të punës kohët e fundit, të cilat janë krysisht te drejtuara në teknologji informacioni apo dhe biznes.

Shifrat tregojnë se në vitin shkollor 2021-22 janë regjistruar 577,869 nxënës dhe studentë, duke pësuar një rënie me 2%, krahasuar me vitin shkollor 2020-21. Të dhënat e përpunuara nga “Scan Intelligence Unit”, tregojnë se rënia regjistrohet në të gjitha nivelet e sistemit arsimor, përveç kopshteve dhe arsimit te lartë. Numri i regjistrimit të fëmijëve në kopshte, gjatë vitit shkollor 2021-22, është rritur me 1.5%, krahasuar me një vit më parë. Gjatë periudhës 2020-21 janë regjistruar 71,332 fëmijë në kopshte, ndërsa gjatë vitit aktual shkollor rezultojnë 72,384 fëmijë të regjistruar. Nga ana tjetër, në arsimin e lartë rritja për këtë vit shkollor është regjistruar në 0.1%. Rënien më të madhe ndër nivelet e arsimit në vendin tonë e ka pësuar arsimi i mesëm, me 4.2%. Rënie vihet re edhe në arsimin e mesëm profesional, me 3.9%, nga 19,024 nxënës në vitin akademik 2020-21, në 18,279 nxënës në vitin akademik 2021-22.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Familjet shqiptare, 223 mln euro më pak konsum/ Impakti i pandemisë, konsumi ra mesatarisht me 242 euro në vit për familje gjatë 2020-ës

Postimi mëparshëm

“Fatura” e luftës në Shqipëri, 0.4% e PBB-së/ BERZH ul projeksionet për rritjen ekonomike, Shqipëria më pak e zhvlerësuara në rajon

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.