Ekonomi

Familjet shqiptare, 223 mln euro më pak konsum/ Impakti i pandemisë, konsumi ra mesatarisht me 242 euro në vit për familje gjatë 2020-ës

0

Viti i pandemisë, ai 2020, i ka hequr familjeve shqiptare rreth 27 miliardë lekë në formë konsumi. Të dhënat më të fundit nga Instituti i Statistikave në lidhje me Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB) gjatë vitit 2020 japin panoramën e parë të qartë të impaktit të vitit pandemik në ekonominë dhe familjet shqiptare. Kështu, konsumi final i popullatës ka rënë me 3.53% gjatë 2020-ës, krahasuar me 2019-ën, nga 1.34 trilionë lekë, në 1.31 trilionë lekë. Kjo rënie përkthehet në 2.8% të Prodhimit të Brendshëm Bruto të vendit. Ky indikator i referohet shpenzimeve totale për mallra dhe shërbime nga ana e familjeve rezidente për të plotësuar kërkesat e tyre në një vit, dhe përfshin disa zëra, si blerjen e produkteve dhe shërbimeve të perditshme, shpenzimet shëndetësore, blerjen e autoveturave, shpenzimet e qerasë, por edhe shpenzimet e qerasë së nënkuptuar (ku përfshihen edhe ato familje që në fakt nuk paguajnë një të tillë), etj.

Pra, shifrat tregojnë se gjatë pandemisë, konsumi i familjeve shqiptare ka rënë me rreth 27 miliardë lekë, ose rreth 223 milionë euro në vit. Në rast se këtë shifër do të ndanim për cdo familje (sipas Instat më 1 janar të vitit 2021 në Shqipëri numërohen rreth 768 mijë familjen ndërsa më 1 janar 2020, 771 mijë), atëherë rezulton se familjet shqiptare kanë konsumuar mesatarisht rreth 242 euro më pak krahasuar me vitin para pandemisë. Në muaj kjo shifër fiksohet në rreth 20 euro më pak për cdo familje.

Por, pavarësisht kësaj rënie në konsum, shifrat e Institutitit të Statistikave në lidhje me Prodhimin e Brendshëm Bruto të Shqipërisë gjatë vitit 2020 tregojnë se, pesha e konsumit të familjeve shqiptare në ekonominë e vendit është rritur krahasuar me vitin pararendës, duke u ngjitur në 79.87%, nga 79.21% që ishte gjatë 2019-ës. Kjo rritje justifikohet me faktin se komponentët e tjerë të PBB-së sipas metodës së shpenzimeve kanë pësuar një rënie më të madhe se konsumi i familjeve.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Energjia elektrike, rekord kreditimi/ Shkurti, 6 herë më e lartë se mesatarja historike, kredia e re për sektorin

Postimi mëparshëm

Universiteti, tendenca drejt “zanateve”/ Mjekësia, inxhinieria, informatika, biznesi, me rritjen më të lartë të regjistrimeve, socialet me rënie

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.