Sipas shifrave zyrtare të Bankës së Shqiëprisë, sa i përket normave të interesit për depozitat në lekë, rezulton se, ato variojnë nga 0-4% në varësi të bankës por edhe afatit të depozitës, ku ajo me afat 60 mujor, “paguan” më shumë. Po të shohim mesataren e normave të interesit të të gjitha bankave për tw gjitha llojet e depozitave, rezulton se, shifra varion nga vetëm 0.022% në rastin e llogarisë rrjedhëse, deri në 2.6% në rastin e depozitës me afat 60-mujor.
Këto përqindje janë mesataret e të gjitha bankave, pasi secila bankë ofron interesa të ndryshëm, ose nuk ofron interes fare. Mesatarja e të gjitha zërave për të gjitha bankat ndërkohë, fiksohet në 0.7% për depozitat në lekë. Për depozitat në euro ndërkohë, kjo normë zbret ndjeshëm, në 0.18% mesatarisht, dhe varion nga 0.012% deri në 0.8% mestarisht në rastin e depozitave në euro me afat 60-mujor.
Pavarësisht normave të interesit pranë rekordit minimal historik, disa prej bankave që operpojnë në vend, vijojnë të ofrojnë norma të leverdisshme interesi për depozitat, sidomos në monedhën vendase, dhe sidomos për ato me afat deri në 5 vjet, çka mund të shërbejë si një mjet investimi për shumëkënd. Të dhënat sinjalizojnë gjithashtu një mënyrë bindshëm më me leverdi përfitimi nga depozitat në monedhën vendase, krahasuar me ato në euro.
*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.
Comments