Financë

1 Euro sot, vlen sa 1 USD në 2017/ Monedha Europiane prek minimumin historik, këmbehet me 116.78 lekë

0

Monedha e përbashkët europiane e ka mbyllur muajin Korrik 2022 me një tjetër rekord historik. Të dhënat zyrtare të Bankës së Shqipërisë, sa i përket kursit të këmbimit mes euros dhe lekut, tregojnë se, euro është këmbyer mesatarisht me 116.78 lekë gjatë muajit korrik të këtij viti, nga 119.13 që fiksohej kjo mesatare gjatë muajit Qershor. Asnjëherë më parë që prej vitit 2002 kur ka hyrë në qarkullim, monedha e përbashkët nuk ishte këmbyer mesatarisht gjatë një muaji me një normë nën 116 lekë. Madje, ky nivel i monedhës europiane, i përafrohet normës me të cilën këmbehej dollari përkundrejt lekut në vitin 2017. Kështu, një dollar amerikan këmbehej me 116.3 lekë gjatë muajit qershor 2017, ndërkohë që sot, 1 Euro këmbehet me 116.78 lekë.

Ndryshime ka shënuar dhe kursi i këmbimit mes dollarit amerikan kundrejt lekut. Kështu, 1$ është këmbyer mesatarisht me 114.46 lekë gjatë muajit korrik të këtij viti, nga 114.22 që fiksohej kjo mesatare gjatë muajit Qershor. Ndërkohë që monedha Europiane ka shenuar renie, e kundërta duket se po ndodh me dollarin amerikan i cili pavarësisht luhajeve gjatë pandemisë, duket më i qëndrueshëm. Ndër monedhat e tjera të huaja, duket se dhe Poundi Britanik nuk po arrin të dalë në sipërfaqe duke u këmbyer më 139.06 lek. Nese shohim historikun e GBP ndaj lekut duket se kulminacionin kjo monedhë e ka arritur në Dhjetor të vitit 2015, nga ku një 1(GBP) këmbehej me 186.59 lek, çka përkthehet në një rënie me 47.53 pikë.

Por kush përfiton nga niveli i ulët i ketyre monedhave në qarkullim? Përfituesit kryesorë janë padyshim të gjithë tregëtarët që eksportojnë mallra kundrejt drejt vendeve që përdorin dollarin amerikan si monedhë për shkmëbimet tregtare, meqënëse raporti të paktën me Euron është pothuajse 1:1. Duke levizur nëpër këto norma, produktet behën më të konkurrueshme, arrijnë të depërtojnë më shpejt në tregun e huaj, çka përkthehet dhe në te ardhura më të larta.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Spanja në ekonominë shqiptare/ 301 mln euro shkëmbime tregtare, vendi i tretë me peshën më të madhe të eksporteve,

Postimi mëparshëm

Shqipëria, 1 automjet për çdo 4 persona/ Eurostat: Renditemi të parafundit në Europë, lëmë pas vetëm Turqinë

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.