Sociale

Shqipëria, 1 automjet për çdo 4 persona/ Eurostat: Renditemi të parafundit në Europë, lëmë pas vetëm Turqinë

0

Shqipëria renditet ndër vendet e fundit në Europë sa i përket numrit të automjeteve për 1,000 banorë, referuar të dhënave më të fundit të publikuara nga “Agjencia Europiane e Statistikave”. Sipas shifrave të “Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor”, të përpunuara nga “Scan Intel”, gjatë vitit 2020, Shqipëria kishte rreth 678 mijë automjete. Nga një përllogaritje e thjeshtë kjo shifër përkthehet në 237 mjete për 1,000 banorë. Kështu, në Shqipëri regjistrohet 1 automjet për çdo 4 persona, ndërkohë që të dhënat e Eurostat tregojnë se mesatarja e Bashkimit Europian gjatë vitit 2020 është 1 automjet për çdo 2 persona. Ky tregues e pozicionon vendin tonë të parafundit në listën e vendeve europiane si vendi me më pak automjete duke lënë pas vetëm Turqinë, e cila regjistron 157 mjete për 1,000 banorë gjatë vitit 2020.

Sipas të dhënave të Eurostat për vitin 2020, vendi i cili regjistron numrin më të lartë të automjeteve për 1000 banorë është Lihtenshtajni me 779 automjete për 1,000 bonë. Në renditje si vendi i dytë me numrin më të lartë të automjeteve është Luksemburgu me 682 mjete për 1,000 banorë, ndjekur nga Italia dhe Polonia me 670 dhe 664 mjete për 1,000 banorë. Ndër vendet e fundit të Europës, përveç Turqisë dhe Shqipërisë, renditen vende si Rumania, Letonia dhe Hungaria me 379, 390 dhe 403 automjete për 1,000 banorë.

Nëse do të bënim një analizë të automjeteve në Shqipëri për 1000 banorë sa i përket vitit 2022 shohim se numri i tyre është më i lartë. Nga të dhënat “Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor” për periudhën Janar-Qershor të vitit 2022 rezultojnë 752,970 mjete aktive. Nga përllogaritjet në raport me numrin e popullsisë del se Shqipëria për këtë periudhë regjistron 269 automjete për 1,000 banorë. Krahasuar me periudhën të cilës i referohet “Agjencia Europiane e Statistikave”, pra viti 2020, numri i automjeteve është rritur me 32 mjete më shumë.

Referuar Institutit të Statistikave në publikimin mbi karakteristikat e mjeteve rrugore për vitin 2020, përqindjen më të madhe të mjeteve me rreth 79.7% e zënë “Autoveturat”, pasuar nga “Automjetet për transport të përzier” me 6.9% dhe mjeti “Motor” me 5%. Në vitin 2020, grupi i autoveturave më vit prodhimi 2000-2010, zenë pjesën më të madhe të tyre (shiko këtu)

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

1 Euro sot, vlen sa 1 USD në 2017/ Monedha Europiane prek minimumin historik, këmbehet me 116.78 lekë

Postimi mëparshëm

Huatë e reja për biznesin/ Rritet me 40% tregtia me shumicë dhe pakicë, 6.49 mld lekë për Qershorin

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.