Raporti i fundit i bërë publik nga Banka Botërore, përmban të dhëna në lidhje me Borxhin Publik në të cilin përfshihen 122 shtete, ndër to edhe Shqipëria. Nisur nga këto shifra, “Scan Intelligence Unit” ka analizuar të dhënat vetëm për vendet e rajonit dhe Europës për të kuptuar si renditet Shqipëria në arenën rajonale dhe atë europiane.
Sipas të dhënave të Bankës Botërore, për vitin 2020 niveli i borxhit në vendin tonë prek vlerat e $10.86 milionë dollarëve. Krahasuar me vendet e rajonit, Shqipëria renditet pas Serbisë, dhe Bosnje Hercegovinës. Në arenën rajonale, Serbia mban kryesimin duke regjistruar një borxh prej $44.27 milionë në vlerë absolute. Niveli më i ulët i këtij treguesi fiksohet në Kosovë me vetëm $3.1 milionë. dollar.
Për të kuptuar më mirë situatën, borxhin duhet ta shohim në raport me popullsinë. Sa i përket borxhit për frymë, është Mali I Zi ai që rezulton me borxhin më të lartë. prej $15,361 për person. Për Shqipërinë ky tregues fiksohet në vlerat e $3,804, duke na renditur në vendin e dytë për nga niveli i borxhit për frymë në rajon. Kosova është vendi ku niveli i borxhit për frymë është në shifrat më të ulta, rreth $1,737. Kjo do të thotë se borxhi për frymë është 75.64% më i ulët se në Malin e Zi, 25.34% më i ulët se në Maqedoninë e Veriut, 40,44% më i ulët se në Serbi dhe 11.95% më i ulët se në Bosnje Hercegovinë. Krahasimi me Kosovën tregon se niveli i borxhit për frymë në Shqipëri është 54.33% më i lartë.
Në arenën europiane, borxhi për frymë më i lartë regjistrohet në vende si Azerbajxhani, Moldavia dhe Ukraina. Edhe në Eurozonë, borxhi për frymë në Shqipëri është mralitivisht i ulët krahasuar me vendet e tjera, ekonomitë e të cilëve prodhojnë më shumë të mira dhe shërbime. Duke qënë se jemi dhe një ndër vendet aspirante për t`u bërë pjesë e BE, krahasimi me vendet si Bullgaria dhe Romania tregon se borxhi për frymë i Shqipërisë është në terma më të ulët.
*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.
Comments