Raporte

Ku renditet Posta Shqiptare në botë? Raporti global, jemi të parafundit në rajon dhe në vendin e 94-tët në botë

0

Unioni Postar Universal (UPU) ka publikuar renditjen e tij vjetore të zhvillimit postar për vitin 2021, duke renditur vendet me sistemet më të mira postare në të gjithë botën. Renditja bazohet në performancën postare në 168 vende, ku mes tyre gjendet i renditur dhe vendi ynë. Në përpilimin e indeksit, Unioni Postar Universal vlerëson besueshmërinë, arritjen, rëndësinë dhe elasticitetin e sistemeve postare globale, me një fokus të veçantë në kohën e dërgimit të postës vendase. Pandemia solli një ripërkufizim të ri për postën, pasi gjatë saj rëndësia e shërbimeve postare ishte e madhe.

Katër shtyllat e Indeksit të zhvillimit postar

Mes 168 vende të marra në studim, vendi ynë renditet në vendin e 94 në botë, duke grumbulluar 22.54 pikë nga të katër dimensionet e lartpërmendura. Sipas të dhënave, Shqipëria është rritur në renditje me një pozicion nga viti i kaluar. Gjatë viti të kaluar vendi ynë linte pas Bosnje Hercegovinën, megjithatë rrijta me një pozicion nuk ka ndikuar këtë vit në renditjen e saj në krahasim me rajonin.

Indeksi i zhvillimit postar 2021

Krahasuar me rajonin, Shqipëria renditet në vend të fundit. Në vend të parë me pikët më të larta është Serbia me 59.6 pikë. Serbinë e ndjek me pikë dhe renditje Bosnje dhe Hercegovina, në vend të 61-të, me 39.27 pikë. Maqedonia e Veriut renditet në vend të 63-të, ndërsa Mali i Zi në vend të 90-të, me 23.70 pikë. Zvicra, Gjermania dhe Austria kryesojnë renditjen, ndjekur nga Japonia dhe Franca. Në vend të fundit në këtë renditje, me postat që kanë patur performancë më të ulët janë vende si Haiti, Mozambiku etj.

Indeksi i zhvillimit postar 2021

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Sa borxh për frymë kanë shqiptarët? $3804, krahasimi me rajonin dhe Europën, bazuar në shifrat e fundit të BB

Postimi mëparshëm

Përmirësohet sundimi i ligjit në Shqipëri, – Rritemi me dy pozicione nga viti i kaluar në raportin global, megjithatë jemi në fund të vendeve të rajonit

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.