SocialeUncategorized

Rritet numri i grave të vetëpunësuara, – Rritje edhe në numrin e meshkujve të punësuar me pagë. Burrat shënojnë ulje në numrin e të papunëve

0

Raporti periodik “Gratë dhe Burrat në Shqipëri 2021”, i bërë publik nga INSTAT, përfshin një sërë fushash duke nisur që nga: Statistikat e popullsisë, shëndetit, arsimit, tregut të punës e duke përfunduar me Indeksin e Pabarazizë Gjinore. “Scan Intelligence Unit” ka marrë në analizë statistikat e tregut të punës. Kështu do të kemi një “pamje” më të qartë në lidhje me rritjen dhe produktivitetin ekonomik, si dhe mirëqënien e individëve dhe familjarëve të tyre.

Për vitin 2020, numri i grave të punësuara në total është 528.828. Grupi “Të punësuar” përfshin brenda tij zërat si “Të vetëpunësuar”, “Punëtorë pa pagesë në biznesin e familjes” dhe “Të punësuar me pagë”. Zëri “Të vetëpunësuar”, përllogaritet në 130.035 gra, ose shprehur në përqindje, do të ishte 21.5% e totalit. Zëri “Punëtorë pa pagesë në biznesin e familjes” përllogaritet në 138.195 gra, që shprehur në përqindje do të ishte 22.8%. Zëri që ka më shumë peshë në këtë grup është ai i “Të punësuarve me pagë”, ku rreth 262.087 gra janë në marrëdhënie pune me pagë. Pjesa që i takon këtij zëri në “tortën” e numrit të punësuarve përllogaritet në 43.3%. Për sa i përket numrit të të papunëve për gratë, përllogaritet në 74.877, që i shprehur në përqindje do të ishte 12.4%.

Numri i burrave të punësuar për vitin 2020 në total është 651.816. Zëri “Të vetëpunësuar” llogaritet në 246.784 individë. Përkthyer në përqindje do të thotë 33.3%. Zëri “Punëtorë pa pagesë në biznesin e familjes” numëron 97.920 individë. “Të punësuar me pagë”, numëron 309.114 individë duke e bërë kështu edhe zërin më me peshë në këtë grupë. Të papunët për gjininë mashkull llogariten në 74.887.

Krahasimi me vitin 2019 tregon një tkurrje të forcave të punës për sa i përket gjinisë femër, duke u ulur me gati 7.400 individë. Rritje është parë vetëm në zërin “Të vetëpunësuar”, i cili është rritur me 10.311 individë. Të gjithë zërat e tjerë regjistrohen me humbje.

Në ndryshim nga gratë, krahasimi me vitin 2019 tregon se numri i të papunëve burra është ulur me 17.079 individë, dhe zëri që ka pësuar rritje është ai i të “Punësuarve me pagë”.

Gjithashtu vlen dhe për tu theksuar se numri i të papunëve është i barabartë për të dyja gjinitë për vitin 2020.

*Material i përgatitur nga SCAN INTELLIGENCE UNIT. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

44% e shqiptarëve duan të emigrojnë! Barometri Ekonomik Scan: Në T2 rritet përqindja e personave që kanë një plan konkret

Postimi mëparshëm

Rritet shkalla e “Privimit Material”, – Nga 40.4% në T1, në 43% gjatë T2 2021

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.