Barometri Ekonomik

44% e shqiptarëve duan të emigrojnë! Barometri Ekonomik Scan: Në T2 rritet përqindja e personave që kanë një plan konkret

0

Barometri Ekonomik dhe Indeksi i Besimit Konsumator Scan vjen me edicionin e dytë për tremujorin e dytë të vitit 2021, raport ky i mundësuar nga Scan Intelligence Unit dhe “Idra Research and Counsulting”. Raporti i plotë vjen në formën e një ankete për familjet shqiptare, ku përfshihet jo vetëm indeksi i besimit konsumator, por edhe një sërë problematiksh. Ky edicion gjithashtu vjen me risi në përmbajtjen e tij duke përfshirë pyetje mbi edukimin financiar dhe pushimet e verës.

Nga anketat e zhvilluara në nivel kombëtar, raporti tregon se si janë përgjigjur të anketuarit mbi planifikimin për të emigruar jashtë vendit gjatë 12 muajve të ardhshëm. Më shumë se gjysma e të anketuarve ose e shprehur në përqindje, rreth 56 %, janë shprehur se nuk kanë planë për të migruar gjatë muajve të ardhshëm. Krahasuar me edicionin e parë të Barometrit Ekonomik, shohim se për këtë tremujor kjo shifër ka mbetur e pandryshuar. Nga ana tjetër janë 34% e të anketuarve që po e mendojnë të emigrojnë në 12 muajt e ardhshëm.

Në edicionin e parë, vetëm 36% e të anketuarve po mendonin të emigronin gjatë 12 muajve të ardhshëm. Shohim që për këtë edicion ky tregues të jetë ulur me 2 pikë përqindje. Duket se këto dy pikë përqindje i kanë kaluar kategorisë së personave që kanë një plan konkret për të emigruar. Gjatë edicionit të parë personat që kishin një plan konkret përbënin vetëm 6% të totalit, ndërsa këtë edicion ato përbëjnë 9% të totalit. 1% e të anketuarve janë shprehur se kanë përfunduar dokumentacionin e nevojshëm dhe presin vetëm të ikin. Krahasuar me tremujorin paraardhës ky tregues ka rënë me 1 pikë përqindje.

Planet për të emigruar

Klikoni këtu për të parë raportin e plotë

*Material i përgatitur nga SCAN INTELLIGENCE UNIT. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Rritet niveli i kënaqësisë së jetesës të shqiptarëve! Barometri Ekonomik Scan: Por, vetëm 38% janë të kënaqur

Postimi mëparshëm

Rritet numri i grave të vetëpunësuara, – Rritje edhe në numrin e meshkujve të punësuar me pagë. Burrat shënojnë ulje në numrin e të papunëve

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.