Uncategorized

Përmirësohet sundimi i ligjit në Shqipëri, – Rritemi me dy pozicione nga viti i kaluar në raportin global, megjithatë jemi në fund të vendeve të rajonit

0

Sundimi i ligjit është përmirësuar këtë vit në Shqipëri, sipas të dhënave më të fundit të edicionit të Indeksit të Sundimit të Ligjit për vitin 2021, i publikuar nga Projekti Botëror i Drejtësisë (The World Justice Project). Indeksi tregon se Shqipëria është rritur me dy pozicione nga viti i kaluar, duke u renditur kështu në vend të 83 nga 139 vende në total dhe duke grumbulluar 0.49 pikë nga 1.00 në total. Edhe pse gjatë vitit të kaluar jemi renditur në vend të 78, dhe këtë vit rezulton të jemi rritur me dy pozicione, kjo ndodh si pasojë e ndryshimit të metodologjisë së matjes së indeksit të përgjithshëm.

Indeksi i Sundimit të Ligjit 2021

Ky indeks ka për qëllim matjen e sundimit të ligjit bazuar në përvojat dhe perceptimet e publikut. Indeksi bazohet në disa shtylla kryesore që janë: kufizimet mbi kompetencat qeveritare, mungesa e korrupsionit, qeverisja e hapur, të drejtat themelore, rendi dhe siguria, zbatimi rregullator, drejtësia civile dhe drejtësia penale. Le të shohim se si renditet vendi ynë për secilën nga këto tregues. Renditjen më negative Shqipëria e mban sa i përket kompetencave qeveritare, ku renditet në vend të 109 nga 139 vende gjithsej. Një pozicionim jo shumë pozitiv Shqipëria mban gjithashtu për mungesën e korrupsionit duke u renditur në vend të 105. Për qeverisjen e hapur renditemi në vend të 82. Pozicionimin më të mirë e kemi sa i përket të drejtave themelore ku renditemi në vend të 66-të dhe gjithashtu për rendin dhe sigurinë ku renditemi në vend të 47-të. Nga ana tjetër jemi në vend të 107-të për zbatimin e rregulloreve qeveritare në mënyrë efektive. Për të drejtësinë civile dhe penale, renditmi në vend 92 dhe 80 respktivisht.

Indeksi i Sundimit të Ligjit 2021

Po të bëjmë krahasimin me vendet e rajonit, të dhënat e Indeksit tregojnë se vendi ynë renditet pas tyre. Me renditje më pozitive paraqitet Kosova, e cila gjendet e pozicionuar në vend të 60. Bosnje Hercegovia gjendet në këtë renditje në vend të 72, ndërkohë që Maqedonia e Veriut renditet në vend të 64 dhe Serbia në vend të 81. Vendi i parë ku mbizotëron sundimi i ligjit në botë është Danimarka, e ndjekur në vend të dytë nga Norvegjia dhe Finlanda në vend të tretë.

Indeksi i Sundimit të Ligjit 2021, Kosova

Indeksi i Sundimit të Ligjit 2021, Bosnje Hercegovina

Indeksi i Sundimit të Ligjit 2021, Maqedonia e Veriut

Indeksi i Sundimit të Ligjit 2021, Serbia

Klikoni këtu për të parë raportin e plotë

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Ku renditet Posta Shqiptare në botë? Raporti global, jemi të parafundit në rajon dhe në vendin e 94-tët në botë

Postimi mëparshëm

Raporti i urisë, Shqipëria humbet një pozicion, – Indeksi 2021, renditet e fundit në rajon

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.