Uncategorized

Më shumë të huaj me leje qëndrimi në Shqipëri/ Numri i personave të parregullt në rritje për vitin 2020, shifra më e lartë që nga 2015-ta

0

Numri i të huajve me leje qëndrimi në vendin tonë është rritur me 0.8% gjatë vitit 2020, po ta krahasojmë me vitin 2019-të. Ky tregues gjatë vitit 2020 regjistrohej në 13 609 individë. Të dhënat e “Institutit të Statistikave”, në botimin “Të huajt në Shqipëri”, tregojnë se nga ana tjetër kanë rënë me 7% apilikimet për leje qëndrimi në Shqipëri. Numri i aplikimeve për vitin e kaluar ishte 7 661 aplikime. Aplikimet sipas vendit të origjinës nga Irani dhe Italia përbëjne 44.9% të aplikimeve gjithsej gjatë vitit 2020.

Po të flasim për të huajt sipas gjinisë, të dhënat tregojnë se numri i tyre gjatë vitit 2020 është dominuar nga gjinia mashkull me rreth 64%, kundrejt femrave me 36%. Arsyeja për punësim është arsyeja kryesore e lejeve të qëndrimit të të huajve në Shqipëri në 2020, me 47,5 % dhe dominohet me shtetas nga Italia. Ndjekin arsyet për bashkim familjar me 24.5%, ku përsëri dominohet nga shtetas me origjinë nga Italia, por edhe nga Turqia. Më pas vijnë arsyet për qëllime humanitare me 19.7%, ku shtetasit kryesorë për këtë arësye janë nga Irani. Të huajt rezidentë për arsye studimi janë vetëm 2%.

Të huajt rezidentë me origjinë nga Irani me 2.610, Italia me 2.067 dhe Turqia me 1.597, përbëjnë numrin më madh të të huajve me leje qëndrimi në Shqipëri në 2020. Po ta analizojmë sipas kontinenteve vendet e Europës dominojnë duke zënë 56.8% të të huajve rezidentë gjithsej. Krahasuar me vitin 2019 vërehet një rënie e tyre me 13.9%. Rritje për vitin 2020 kanë shënuar të huajt me origjinë nga Azia, me 61.3%. Të huajt me origjinë nga Amerika, Afrika dhe Oqeania janë 1.837, duke pësuar një rënie me 9,4 %, krahasuar me 2019.

Të huajt me leje qëndrimi sipas kontinenteve, 2005-2020

Nga ana tjetër me rritje për vitin 2020, krahasuar me vitin 2019-të regjistrojnë personat e parregullt. Janë 18.835 persona në 2020, kundrejt 11.890 personave në 2019. Të huajt e parregullt të kapur për herë të parë sipas vendit të origjinës në 2020, kryesohen nga vende si Siria me 6.224 persona, Afganistani me 1.893 persona, Maroku me 1.182 persona, Iraku 1.061 persona, 2.682 persona nga vende të tjera dhe 5.793 të huaj të parregullt përsëritës. Që nga viti 2015 deri në vitin 2020 numri i personave të parregullt ka ardhur në rritje.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Në “apel” mungojnë 2.2 mln turistë, – Rënie me 20.1% e hyrjeve, krahasuar me 2019-ën. Emigrantët na lënë në “baltë”

Postimi mëparshëm

Pandemia uli rrezikun e varfërisë?! Bie norma për të gjithë treguesit, megjithatë jemi 4.7 pikë larg mesatares së BE-së

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.