Sociale

Pandemia uli rrezikun e varfërisë?! Bie norma për të gjithë treguesit, megjithatë jemi 4.7 pikë larg mesatares së BE-së

0

Ndërkohë që pandemia në shumë vende të botës ka rritur normën e varfërisë, në Shqipëri duket se ka ndodhur krejt e kundërta. “Anketa e të Ardhurave dhe Nivelit të Jetesës”, e publikuar së fundmi nga “Instituti i Statistikave”, tregon se kanë rënë pothuaj të gjithë treguesit kryesorë të rrezikut për të qenë i varfër dhe përjashtimit social gjatë vitit 2020, kundrejt vitit 2019-të. Treguesi i rrezikut për të qenë të varfër në Shqipëri është 21.8% dhe ka pësuar rënie me 1.2 pikë, krahasuar me vitin 2019-të. Kjo rënie nuk regjistrohet vetëm krahasuar me vitin 2019-të, por edhe përgjatë viteve. Të dhënat tregojnë se treguesi i varfërisë ka ardhur duke u ulur që nga viti 2017-të, deri në vitin 2020. Shkalla e thelluar e privimit material gjithashtu ka pësuar rënie, me 2.4 pikë përqindje, për vitin 2020. Po ashtu, ulje shihet të kenë pësuar edhe tregues si rreziku për të qenë të varfër ose përjashtimit social, por edhe numri i familjeve që jetojnë me intensitet të ulët në punësim.

Trendi në rënie i rrezikut për të qenë të qenë të varfër, paraqitet më i ulët vitin 2020 se vitin 2019-të, gati për të gjitha grupmoshat. Megjithatë, grupmosha me rënien më të madhe është, 0-17 vjeç dhe 18-64 vjeç. Nga ana tjetër, rreziku për të qenë i varfër tek individët e papunë ka pësuar një rënie prej 1,4 pikë përqindje, ndërsa tek pensionistët ka pësuar një rënie prej 0,1 pikë përqindje.

Po si paraqitet niveli i rrezikut për të qenë të varfër në Shqipëri, krahsuar me vendet e Europës? Mesatarja e Bashkimit Europian për këtë tregues është 17.1%. Niveli i varfërisë në vendin tonë është 4.7 pikë përqindje më i lartë se mesatarja e BE-së. Të dhënat tregojnë se Bullgaria, Rumania dhe Turqia janë vendet me vlerën më të lartë të varfërisë relative, ndërsa vende si Çekia, Sllovakia dhe Danimarka kanë vlerën më të ulët.

*Material i përgatitur nga SCAN INTELLIGENCE UNIT. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Më shumë të huaj me leje qëndrimi në Shqipëri/ Numri i personave të parregullt në rritje për vitin 2020, shifra më e lartë që nga 2015-ta

Postimi mëparshëm

Ngadalësohet rritja ekonomike/ Zbret në 6.99% në T3. Sezoni veror rriti ekonominë me vetëm 0.73%

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.