Sociale

Pandemia “motivon” të rinjtë, regjistrimet e studentëve në degët e mjekësisë rriten me 4.9%

0

Pandemia dhe masat parandaluese ndaj saj e kanë ndikuar funksionimin e arsimit të lartë në nivel global. “Scan Intelligence Unit” ka përpunuar të dhënat më të fundit të Istitutit të Statistikave të cilat flasin rreth regjistrimeve në arsim. Këto të dhëna tregojnë se gjatë vitit shkollor 2020-21, u regjistruan në arsimin zyrtar 584.616 nxënës dhe studentë, me një ulje prej 4,6%, krahasuar me vitin shkollor 2019-20. Po si ka ndikuar veçanërisht në regjistrimet e arsimit të lartë pandemia?

Në vitin akademik 2020-21 kanë vazhduar studimet në të gjithë programet e arsimit të lartë 123.797 studentë, duke shënuar kështu një ulje prej 5,0 %,krahasuar me vitin akademik 2019-20. Studentët që marrin pjesë në arsimin e lartë publik, përbëjnë 78,7 % të numrit total të studentëve.

Nëse do të shikonim ndryshimin në përqindje të numrit të studentëve të regjistruar në arsimin universitar sipas fushave të studimit, nga viti akademik 2019-2020, në vitin akademik 2020-21, shohim se të dhënat paraqesin një rritje të numrit të të regjistruarve në fushën “Shëndet dhe mirëqenie” me 4,9 %. Ndërkohë të gjitha fushat e tjera të studimeve kanë pësuar ulje. Duket se rritja e numrit të studentëve të regjistruar në fushën “Shëndet dhe mirëqenie” mund t`i “atribuohet” edhe pandemisë. Pandemia duke se ka ndërgjegjësuar të rinjtë që ti drejtohen degëve të mjekësisë, profesionet e të cilës njohin mungesa në vendin tonë, gjë që doli edhe më shumë në pah në kushtet e nje emergjence shëndetësore. Ulja e numrit të përgjithshëm të studentëve që ndjekin arsimin e lartë është më e theksuar në fushat “Shkenca natyrore, matematikë dhe statistikë” me 17,4 % dhe “Bujqësi, pyje, peshkim dhe veterinari” me 16,8 %. Ulje jo shumë e theksuar vërehet në fushat e studimit “Shërbime” dhe “Inxhinieri, prodhim dhe ndërtim”.

Në të gjithë programet e arsimit të lartë, në vitin akademik 2020-21, femrat zenë 60,4 % të numrit të përgjithshëm të studentëve, ndërkohë që meshkujt zenë 39.6%.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Kur kanë më shumë nevojë për kredi shqiptarët? Në Dhjetor dhe Shkurt. Janari, më pak i preferuari

Postimi mëparshëm

Kujdesi shëndetësor online, Shqipëria në fund të Europës. Eurostat publikon sondazhin

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.