Sociale

Nëntori ul aksidentet rrugore/ Tirana dhe Durrësi qarqet me më shumë viktima

0

Ka rënë numri i aksidenteve rrugore, me 3.6%, për muajin Nëntor të vitit 2021, krahasuar me po të njejtën periudhë të një viti më parë. Në muajin Nëntor, llogariten 106 aksidente rrugore, ndërkohë që në Nëntorin e vitit 2020 llogariteshin 110 aksidente. Pra, këtë Nëntor regjistrohen katër aksidente më pak. Gjithashtu, rënie e numrit të aksidenteve vërehet dhe nëse do ta krahasonim me muajin Tetor të po këtij viti. Kjo rënie llogaritet në 16.5%. Megjithatë, numri i aksidenteve nuk ka pësuar të njejtin ndryshim nëse do ta analizonim përgjatë njëmbëdhjetë muajve të vitit 2021. Në njëmbëdhjetëmujorin e vitit 2021 numërohen 1.257 aksidente rrugore nga 1.121 aksidente të ndodhura në njëmbëdhjetëmujorin e vitit 2020, duke u rritur me 12,1 %. Por, nga ana tjetër po ta krahasojmë më njëmbëdhjetëmujorin e vitit 2019, numri i aksidenteve ka pësuar ulje me 7.8%.

Po të analizojmë numrin e të aksidentuarve (të vrarë dhe të plagosur), shohim se, krahasuar me Nëntorin e vitit 2020, numri i tyre është rritur nga 139 në 156 persona. Po ashtu, rritje ka pësuar numri i të aksidentuarve nëse do ta krahasonim më njëmbëdhjetëmujorin e vitit 2020. Nga ana tjetër, në muajin Nëntor të vitit 2021, numri i të vdekurve nga aksidentet është 11 persona, nga 15 persona që ishte në të njejtën periudhë të një viti më parë. Po të flasim për numrin e të aksidentuarve sipas gjinisë, meshkujt regjistrojnë numrin më të madh. Të rinjtë vazhdojnë të mbeten më të papërgjegjshmit në timon tregojnë të dhënat, pasi numri më i lartë i aksidenteve gjatë muajit Nëntor është kryer nga grup-mosha 25–34 vjeç, me 25 aksidente gjithsej.

Po të shohim numrin e aksidenteve sipas qarqeve dhe numrin e personave që kanë humbur jetën shohim se qarku i Tiranës kryeson me 54 aksidente, i ndjekur nga qarku i Lezhës me 11 aksidente. Vlora është qarku i cili nuk regjistron asnjë aksident për muajin Nëntor. Sa i përket fataliteteve, kryeqyteti dhe qarku i Durrësit regjistronte numrin më të madh me nga 3 fatalitete secili.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Prodhimi, me ndryshime pozitive në T3 2021/ Sektori i energjisë elektrike me rritje të shitjeve deri në 70%

Postimi mëparshëm

Inflacioni vijon të “mashtrojë” tregtinë e jashtme/ Instat: Import-eksport rriten me 44.4% dhe 36.3%. Por, në peshë, rritja, 5 herë më e ulët

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.