Sociale

Më pak aksidente gjatë marsit/ Bie edhe numri i të aksidentuarve, por të rinjtë vijojnë të jenë më të papërgjegjshmit në timon

0

Numri i aksidenteve ka rënë gjatë muajit mars të këtij viti, krahasuar me muajin mars të vitit të kaluar, tregojnë të dhënat më të fundit nga “Instituti i Statistikave”. Në muajin mars të vitit 2022 numërohen 101 aksidente rrugore nga 119 aksidente të ndodhura në muajin mars 2021, duke u ulur kështu me 15,1 %. Rënie e këtij treguesi regjistrohet gjithashtu edhe gjatë tremujorit të parë të këtij viti, krahasuar me trmujorin e parë të vitit 2021. Në tremujorin e parë të vitit 2022 numërohen 285 aksidente rrugore nga 323 aksidente të ndodhura në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Rënia regjistrohet në 11.8%.

Statistikat mbi aksidentet rrugore tregojnë se me rënie paraqiten dhe treguesit e tjerë si numri i të aksidentuarve apo dhe i fataliteteve. Gjatë marsit të vitit 2022, numri i të aksidentuarve, të vrarë dhe të plagosur, është regjsitruar në 145 persona nga 150 persona që regjistroheshin gjatë muajit mars të vitit 2021. Nga ana tjetër, në tremujorin e parë të vitit 2022, numri i të aksidentuarve është 392 persona nga 418 persona të aksidentuar në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në muajin Mars 2022, aksidentet rrugore, në 93,1 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 25 – 34 vjeç, duke zënë 29,7 % të numrit të aksidenteve gjithsej.

Analizuar sipas qarqeve, gjatë marsit të këtij viti, Tirana regjistron numrin më të lartë të aksidenteve, me 49 të tilla, ndjekur nga qarku i Lezhës me 9 aksidente. Sa i përket ndryshimit vjetor, numri i aksidenteve në Tiranë kanë rënë me 18.3%. Rënia më e madhe e aksidenteve regjstrohet në qarkun e Dibrës me 75%, krahasuar me marsin e vitit 2021. Rritje të numrit të aksidenteve kanë pësuar qarqe si Berati, Korça, Kukësi, Shkodra, dhe Vlora, ndërsa Durrësi nuk ka pësuar ndryshim.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Pensioni, 90% shkon për ushqime/ Pensionisti shqiptar mund t`ja dali vetëm për shportën bazë, në vendet e zhvilluara, norma zbret nën 20%

Postimi mëparshëm

Inflacioni, në 5.7% sipas Eurostat/ Çmimet në mars rriten më pak se mesatarja e BE, por më shumë se në Francë dhe Zvicër

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.