Financë

Kreditë me probleme, në rënie edhe në Maj. – Pranë 7.8%, niveli më i ulët që prej marsit 2009

0

Norma e kredive me probleme ka vijuar tendencën rënëse, duke zbritur pranë 7.8% gjatë Majit, për të regjistruar kështu një rekord të ri historik minimal. Shifrat më të fundit nga Banka e Shqipërisë konfirmojnë tendencën rënëse për të 4-tin muaj me radhë të këtij treguesi, i cili shihet si ndër më të rëndësishmit për shëndetin bankar. Në muajin prill, norma e kredive me probleme ndaj totalit fiksohej në 7.88%, tregojnë shifrat. Ndër të tjera këto shifra hedhin poshtë prirtshmëritë e ekspertëve, të cilët prisnin që me pandeminë, dhe sidmos me shfuqizimin e masave të Bankës së Shqipërisë për të përballuar krizën, norma e kredive me probleme në sektorin bankar vendas, të rritej. Për të dytin muaj me radhë, që prej shfuqizimit të masës së Bankës së Shqipërisë për ristrukturimin e kredive të prekura nga pandemia, ky tregues ka vazhduar të zbresë.

Norma e kredive me probleme gjatë majit vijon të mbetet pranë nivelit më të ulët që prej marsit të vitit 2009, kur fiksohej pranë 7.6%. Pas kësaj periudhe kohore, me krizën financiare globale, ky tregues u rrit pranë niveleve alarmante, deri në 25% në shtator të vitit 2014. Treguesi tashmë është rikthyer në nivelet para krizës financiare globale të më shumë se një dekade më parë, dhe ky rezultat vjen gjatë një tjetër krizë, asaj të shkaktuar nga pandemia. Diçka e tillë është një sinjal mjaft pozitiv, jo vetëm për sektorin bankar, por për të gjithë ekonominë shqiptare, duke pasur parasysh peshën e sektorit në ekonomi, por sidomos rolin që ka pasur dhe vijon të ketë për të nxitur rimëkëmbjen pas krizës.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Performanca e Ministrive gjatë 2020-ës, Lleshaj i pari, Denaj e dyta, Balluku e treta, zhgënjejnë Klosi, Margariti dhe Gjonaj. Cakaj më i dobëti

Postimi mëparshëm

“Zayed” mund “Nënë Terezën”! Çmimet e biletave, nga 2 deri në 6 herë më të lira, për të njëjtat destinacione

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.