Financë

Huatë me probleme zbresin në 6.35%/ Muaji i 9-të me radhë në rënie dhe niveli më i ulët në 13 vite

0

Treguesi i kredive me probleme është regjistruar në rënie për të 9-tin muaj me radhë gjatë tetorit, duke zbritur kështu pranë 6.35%, nga 6.49%. Ky tregues, një prej më të rëndësishmëve për shëndetin e sektorit financiar bankar vijon të qëndrojë kështu pranë niveleve historike minimale të 13 viteve të fundit. Performanca mjaft pozitive e ecurisë së këtij treguesi vjen gjithashtu pas dy krizave të njëpasnjëshme që goditën vendin tonë, atë të tërmetit të vitit 2019, si dhe atë të pandemisë, dhe shumë ekspertë ekonomie paralajmëruan për një rritje të ndjeshme të normës së kredive me probleme. Madje edhe vetë Banka e Shqipërisë nëpërmjet Guvernatorit Sejko, vetëm pak ditë më parë deklaroi se institucioni priste gjithashtu një rritje të ndjeshme të kësaj normë, pranë niveleve dyshifrore, deri në 15%. Duket se krejt e kundërta ka ndodhur, dhe besimi në sektorin bankar vijon të forcohet pas një performance të tillë. Mbi të gjitha, rënia konstante e këtij treguesi përgjatë një periudhe krize flet edhe për një aftësi të mirë paguese të huamarrësve në sektorin bankar në vendin tonë. Përmirësimi i treguesit ka vijuar edhe pas shfuqizimit të masave lehtësuese nga Banka e Shqipërisë në lidhje me pagesën e kësteve të huasë për ata që ishin në vështirësi si pasojë e krizës së shkaktuar nga pandemia.

*Material i përgatitur nga SCAN INTELLIGENCE UNIT. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Biznesi i elektroshtëpiakeve/ Shqiptarët shpenzojnë 105 mln euro në vit në 4 kompanitë më të mëdha

Postimi mëparshëm

Inflacioni ngjitet në 3.1%/ Shifra më e lartë që prej vitit 2011. Ushqimet, 5.4% më të “kripura” se vjet

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.