Sociale

“Droga” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, veprat penale që u dyfishuan gjatë vitit 2021

0

Veprat penale janë rritur me 7.5% në vitin 2020, krahasuar me një vit më parë, tregojnë të dhënat e “Institutit të Statistikave” mbi statistikat e krimeve dhe drejtësisë penale. Shifrat tregojnë se janë regjistruar gjithsej 35,175 vepra penale gjatë vitit 2021 dhe rritjen më të lartë e kanë shënuar “Krimet në fushën e drogës” dhe “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”. Për vitin 2021 këto dy lloje veprash kanë pësuar rritje përkatësisht me 47.6% dhe 45.7%, krahasuar me vitin 2020. Rikujtojmë se në raportin e “Prokurorisë së Përgjithshme” mbi gjendjen e kriminalitetit, për veprën penale shpërdorim detyre, ndëshkueshmëria kishte një normë të ulët deri në 10.4%. Vrasjet me dashje janë ndër veprat penale me rritjen më të madhe po ashtu duke u renditur në vend të tretë me 17.3%. Nga të dhënat historike të INSTAT, vrasjet me dashje dhe krimet në fushën e drogës kanë prekur nivelin më të lartë që nga viti 2017-të. Të dhënat tregojnë se ka patur edhe rënie të disa veprave penale, ku rënien më të madhe e regjistron vepra “Falsifikim monedhash” me 22.1% dhe “Vjedhje me armë” me 21.4%. Gjatë vitit 2021 janë regjistruar 1,631 vepra të llojt “Dhuna në familje” dhe krahasuar me vitin 2020 rezulton të jenë rritur me 8.4%. Nga ana tjetër, rënie regjistrojnë veprat penale si vjedhjet, krimet seksuale, apo krime me dashje kundër shëndetit. Në raport me popullsinë, gjatë vitit 2021, janë evidentuar 125,1 vepra penale për 10 mijë banorë nga 115.4 që regjistroheshin gjatë vitit 2020. Ky ndryshim ndodh dhe për shkak të rënies së numri të popullsisë.

“Scan Intelligence Unit” e ka analizuar këtë tregues edhe sipas autorëve. Për 35,175 vepra penale të kryera në vitin 2021, regjistrohen 39,328 autorë, duke rënë me 4%. Nëse do t`i analizonim sipas gjinisë, 36,870 janë meshkuj, ndërsa 2,458 janë femra. Numri më i lartë i autorëve meshkuj regjistrohet për shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor dhe për krime në fushën e drogës. Nëse do të flisinim për numrin më të lartë të autoreve femra regjistrohen po ashtu për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor si dhe për veprën penale mashtrime. Në vitin 2021, 33,8 % e autorëve janë të grup-moshës 30-44 vjeç, 28,1 % të grup-moshës 18-29 vjeç dhe 22,1 % i përkasin grup-moshës 45-59 vjeç.

Por, si paraqitet gjendja e të burgosurve  gjatë vitit 2021? Në total gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 4,956 të burgosur, nga ku 4,893 janë burra dhe 63 prej tyre janë të burgosura gra. Krahasuar me vitin 2020, numri i të burosurve në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale është rritur me 7.4%. Në raport me popullsinë, për vitin 2021, janë regjistruar 18 të burgosur për 10 mijë banorë nga 16 që ishin një vit më parë.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

17% e familjeve shqiptare, borxh te të njohurit/ Vetëm 13% e tyre marrin borxh në banka. 70%, pa detyrime

Postimi mëparshëm

Surprizon konsumatori shqiptar/ BSH: Rritet me 1.7 pikë Treguesi i Besimit Konsumator, por përkeqësohet ndjesia ekonomike

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.