Ekonomi

Surprizon konsumatori shqiptar/ BSH: Rritet me 1.7 pikë Treguesi i Besimit Konsumator, por përkeqësohet ndjesia ekonomike

0

Banka e Shqipërisë, nëpërmjet vrojtimit të besimit të biznesit dhe konsumatorit, sinjalizon se Treguesi i Ndjesisë Ekonomike (TNE) ka rënë më tej, me një pikë përgjatë muajit Prill 2022 duke zbritur në 102 pikë, nga 103 pikë që ishte gjatë muajit mars. Prilli është muaji i katërt me radhë në rënie për këtë tregues.

Sipas institucionit, kjo rënie udhëhiqet nga përkeqësimi i besimit në sektorin e industrisë, shërbimeve dhe të tregtisë. Nga ana tjetër, treguesit në rritje janë ai i ndërtimit dhe ai i konsumatorit, të cilët të kanë ndikuar në frenimin e prirjes rënëse të indikatorit të përgjithshëm.“Scan Intelligence Unit” ka analizuar shifrat për të kuptuar se si kanë ndryshuar vlerat e treguesve të besueshmërisë sipas sektorëve bazë të ekonomisë; përkatësisht Treguesi i besimit të industrisë , Treguesi i besimit në ndërtim, Treguesi i besimit në shërbime, Treguesi i besimit në tregti, Treguesi i besimit konsumator.

Suprizues është fakti se Treguesi i Besimit Konsumator shënoi rritje me 1.7 pikë përqindje në muajin prill. Ndonëse mbetet larg dhe poshtë mesatares afatgjatë, ky tregues regjistron një përmirësim gjatë prillit, pavarësisht krizës së çmimeve dhe asaj të konsumit. Treguesi pasqyroi vlerësimin pozitiv të konsumatorëve lidhur me blerjet në shuma të mëdha, si dhe pritjet për situatën e tyre financiare dhe gjendjen e përgjithshme të ekonomisë në të ardhmen.

Tendence pozitive paraqet dhe Treguesi i Besimit në Ndërtim, duke shënuar një vlerë 1.8 pikë përqindje më të lartë se një muaj më parë. Ky zhvillim u ndikua si nga përmirësimi i balancës për aktivitetin ndërtues, ashtu edhe nga treguesi për kontratat porositëse.

Rënie me 1.4 pikë përqindje krahasuar me muajin e kaluar ka shënuar Treguesi i besimit të industrisë, i ndikuar kryesisht nga ecuria në rënie e kontratave porositëse. Gjithashtu, vlerësimet e bizneseve për prodhimin aktual janë vlerësuar lehtë për poshtë.

Po ashtu, rënie shënoi me 2.9 pikë përqindje në muajin prill, edhe Treguesi i Besimit në Shërbime ndikuar nga performanca më e dobët e komponentëve të lidhur me ecurinë e biznesit dhe me kërkesën për shërbime. Megjithëse, bizneset vlerësojnë në rritje situatën aktuale të punësimit, pritjet e tyre për ecurinë e çmimeve dhe të punësimit në të ardhmen u paraqitën me rënie.

Për të tretin muaj me radhë ra Treguesi i Besimit në Tregti. Në muajin prill u verifikua një rënie me 2.9 pikë përqindje. Gjithashtu, pritjet për ecurinë e biznesit në muajt e ardhshëm, për porositë dhe punësimin janë në dobësim në krahasim me ato të muajit të kaluar.


Treguesi i ndjesisë ekonomike (TNE)

Treguesit e besimit sipas sektorëve

Treguesit e besimit sipas sektorëve

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

“Droga” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, veprat penale që u dyfishuan gjatë vitit 2021

Postimi mëparshëm

Inflacioni “kapërcen” në 6.2%/ Shifra më e lartë që prej prillit 2002. Transporti, buka, vaji, sheqernat udhëheqin rritjen

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.