Sociale

Dhuna na kushton $2.6 miliardë në vit/ Në Shqipëri kosto fiksohet në $1,542 për frymë, sa 6% e PBB

0

Një prej raporteve më me peshë në rang global, sa I përket dhunës, ai Institutit për Ekonomi dhe Paqe, që rendit 163 shtete të botës, tregon se kosto e dhunës në Shqipëri është e barabartë me 6% të Prodhimit të Brendshëm Bruto të vendit (PBB në PPP), sipas Paritetit të Fuqisë Blerëse. Thënë ndryshe, dhuna dhe kriminaliteti I kushtojnë ekonomisë shqiptare rreth $2.6 miliardë çdo vit, ose $1542 për frymë. Kaq është kosto mesatare e kriminalitetit në Shqipërinë e sotme për secilin ndër ne. Ndërkohë që kosto fiksohet në rreth $2.6 miliardë në vit, impakti total, ku përfshihen edhe një sërë faktorësh të tjerë, fiksohet në plot $4.4 miliardë në vit.

Por, çfarë merr në konsideratë raporti kur përllogarit koston apo impaktin e dhunës? Impakti ekonomik I dhunës përkufizohet si shpenzimet dhe efektet ekonomike në përmbajtjen, parandalimin dhe menaxhimin e pasojave të saj. Bazohet në 3 komponentë bazë, që janë: kostot direkte, ato indirekte dhe efekti shumëzues. Kosto direkte përfshin pasojat e drejtpërdrejta ndaj viktimave, autorëve dhe sektorit publik, si shëndetësia, gjyqësori dhe siguria publike. Kosto indirekte përfshin ato afat-gjatë, si rënia e produktivitetit, që është rrjedhojë e efekteve fizike dhe psikologjike dhe impaktit të dhunës në perceptimin e sigurisë dhe paqes në shoqëri. Efekti shumëzues ndërkohë përfaqëson përfitimet ekonomike që do të gjeneroheshin në rast se shpenzimet do të kanalizoheshin në drejtime të tjera, më produktive për ekonominë. Në tërësinë e tyre, të gjithë përbërësit përfshijnë edhe shpenzimet ushtarake.

Pra, raporti nxjerr dy vlera, njërën që i referohet impaktit total, dhe tjetrën që I referohet vetëm kostove, kryesisht atyre të drejtpërdrejta, dhe në të dyja rastet, për një ekonomi si e jona, efekti I kriminalitetit në ekonomi duket të jetë I jashtëzakonshëm.

Në rang global, Shqipëria renditet në vendin e 86-të ndër 163 shtete sa I përket kostos ekonomike të dhunës, ku vendi I parë në renditje, Siria, është ai me koston më të lartë, me thuajse 80% të PBB dhe vendi I fundit, Islanda është ai me koston më të ulët.

KLIKONI KETU PER RAPORTIN E PLOTE

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Turizmi, në nivelet para pandemisë/ Maji, 35 mijë vizitorë dhe mbi 100 mijë netë-qëndrime më tepër se në 2019-ën në hotele

Postimi mëparshëm

Shpejtësia e internetit në Shqipëri/ Problem për biznesin dhe familjet, rrjeti fiks më i ngadaltë se në celular

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.