Financë

Bien normat e interesit të kredive gjatë qershorit/ Për shtëpi në euro fiksohet në 2.88% , norma për overdraft me rënien më të lartë

0

Të dhënat nga Banka e Shqipërisë tregojnë se norma mesatare e huave të reja për blerje banese në euro, gjatë muajit qershor, ka pësuar një rënie të lehtë krahasuar me muajin maj të këtij viti. Kështu shifrat tregojnë se norma mesatare e interesit për kredi të reja për blerje banese në monedhën e përbashkët europiane fiksohen në 2.88% gjatë qershorit, nga 2.95% që ishte norma mesatare gjatë muajit maj të këtij viti. Pra bazuar nga këto të dhëna kemi të bëjmë më një rënie deri në 0.07 pikë përqindje. Nga ana tjetër, rënie regjistrohet edhe sa i përket normave të interesit në total për individët. Gjatë muajit qershor të këtij viti norma e interesit në total, pra jo vetëm për blerje banese, regjistrohet në 3.30% nga 3.47% që ishte gjatë muajit maj të po këtij viti. Rënia për këtë tregues krahasuar me muajin pararendës është rreth 0.17 pikë përqindje.

Interesante paraqiten të dhënat sa i përker normës së interesit për overdraft në monedhën euro. Ndërkohë që gjatë muajit maj ky tregues regjistronte një rritje të ndjeshme në euro, gjatë qershorit shihet të ketë pësuar një rënie prej 2.7 pikë përqindje, nga 13.6% gjatë muajit maj në 10.8% në qershor. Kjo rënie e sinjalizuar nga shifrat e Bankës së Shqipërisë në monedhën e përbashkët europiane duket se krijon një mjedis favorizues për individët të cilët planifikojnë investime si në sektorin e pasurive të paluajtshme, por edhe në investime të tjera.

Nëse do të flisnim për kredinë e re në lekë, shifrat tregojnë se ka patur një tendencë të njejtë me atë në euro, por për blerje banese norma ka pësuar rritje. Norma e interesit në total për individët në lekë ka pësuar rënie me 0.4 pikë përqindje, nga 6.96% gjatë muajit maj në 6.56% në muajin qershor. Nga ana tjetër, normat e kredisë për blerje banese në lekë është rritur nga 3.77% në 3.86% gjatë qershorit. Të dhënat tregojnë se edhe norma e interesit për overdraft në lekë paraqitet me rënie. Ky tregues është regjistruar në 11.3%, nga 12.04% që ishte gjatë majit të këtij viti, duke pësuar rënie me 0.6 pikë përqindje.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Lagjet periferike, “streha” e çifteve të reja/ Tiranë, “Kashari”, “Fresku” dhe “Farka” me më shumë martesa, në lagjet e vjetra po zhduken kurorëzimet

Postimi mëparshëm

Spanja në ekonominë shqiptare/ 301 mln euro shkëmbime tregtare, vendi i tretë me peshën më të madhe të eksporteve,

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.