Financë

Rimëkëmbet kreditimi në T3 – Kredia për banesë kryeson te individët, transporti “udhëheqin” bizneset

0

Referuar të dhënave të publikuara nga Banka e Shqipërisë, në tremujorin e tretë të këtij vitit stoku i huasë në banka kapi vlerën e 195 miliardë lekë. Shuma e borxhit të marrë në këtë periudhë është 400 milionë lekë më shumë se në tremujorin e dytë të vitit 2020. Pavarësisht pasigurisë fianciare të krijuar nga pandemia, kërkesa për kredi nuk ka pësuar lëkundje, duke ka vazhduar trendin e saj pozitiv.

Kreditë sipas qarqeve

Po të shohim ndarjen sipas qarqeve, Tirana mban peshën më të madhe në vendin tonë. Shifra e kredimarrjes në qarkun e Tiranës, arrin vlerën e 1.21 miliardë lekë në tremujorin e fundit të vitit 2020. E përkthyer në përqindje, Tirana zë 62.2 %, të portofolit të huasë në vendin tonë.

Arsyet e kredisë së individëve

Zëri kryesor i kredimarrjes, së individëve, është ai i shpenzimit për banesa, me 64 % të peshës totale, më pas shpenzimet për konsum zenë 30 % të vlerës totale dhe pjesa e mbetur prej 7 % është kredimarrje për arsye të tjera.

Kredia e biznesit

Përsa i përket biznesit vendas, vazhdon gjithashtu trendi pozitiv i marrjes së huave. Në tremujorin e dytë të vitit 2020, biznesi vendas ka marrë kredi në total 86.8 miliardë lekë, ndërsa në tremujorin e tretë, të po të njëjtit vit, vlera e kredisë ka shkuar në 101.14 mld lekë, duke e shtuar me 14.29 mld lekë sasinë e kredisë në krahasim me periudhën e mëparshme. Aktivitetet me peshën më të madhe të kredisë janë: koorporatat jofinanciare private, tregtia, energjitika, industria përpunuese dhe aktivitetet e shërbimit.

Luhatjet më të mëdha.

Detaje që dallohen nga të dhënat janë luahtjet e mëdha që janë bërë në disa nga zërat e keditimit. Po të krahasojmë dy tremujorët e mesëm të vitit 2020, dallojmë që ka një rritje më shumë se tetë herë në marrjen e kredisë për aktivitetin “Transporti dhe magazinimi”. Rritje në kreditim kemi edhe në sektorin e “Akomodimit & shërbimit ushqimor” dhe “Aktiviteteve financiare & të sigurimit”. Luhatje negative, në termat e kredimarrjes ka pësuar “Shëndetësia dhe aktivitetet e punës sociale”, duke u reduktuar me 1.2 miliardë lekë.

*Material i përgatitur nga SCAN INTELLIGENCE UNIT. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Depozitat bankare i afrohen rekordit historik! Prekin nivelin e 1.25 trilionë lekëve, Tirana zë gati gjysmën

Postimi mëparshëm

Rriten lehtë rezervat ndërkombëtare – Afër rekordit historik të qershorit, por pakësohen shufrat e arit

Postimi vijues

Comments

Leave a reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *