FinancëStudime

Performanca e Ministrive gjatë 2020-ës, Lleshaj i pari, Denaj e dyta, Balluku e treta, zhgënjejnë Klosi, Margariti dhe Gjonaj. Cakaj më i dobëti

0

Ministria e Financave dhe Ekonomisë si çdo vit ka realizuar vlerësimin e funksionimit të sistemit të kontrollit të brendshëm në njësitë e qeverisjes së përgjithshme, si dhe nivelin e zbatimit të kërkesave të menaxhimit financiar dhe kontrollit dhe auditimit të brendshëm, rezultatet e të cilit paraqiten në Raportin Vjetor për Funksionimin e Kontrollit të Brendshëm Financiar Publik të vitit 2020. Ky raport përmban një përmbledhje vjetore të vlerësimit të aktiviteteve të njësive të qeverisjes së përgjithshme në këtë fushë, arritjet dhe mangësitë e evidentuara gjatë viti. “Scan Intelligence Unit” ka analizuar të dhënat për performancën fiskale të Ministrive, të drejtorive kryesore si dhe të bashkive duke parë vlerësimin në pikë, si dhe ndryshimin në renditje krahasuar me vitin 2019. Performanca fiskale përfshin analizën mbi realizimin e të ardhurave, shpenzimeve, investimeve, detyrimeve të prapambetura, etj.

Ministria e Brendshme shihet të ketë performancën më të lartë, me pikët më të larta. Nga 72 pikë gjithsej, Sandër Lleshaj, në krye të Ministrisë së Brendshme në pjesën dërrmuese të vitit 2020 ka grumbulluar 63 pikë dhe krahasuar me vitin 2019 është rritur një pozicion në renditje. Megjithëse renditet e dyta për nga pikët me 61 të tilla, Ministria e Financave dhe Ekonimisë ka rënë një pozicion krahasuar me viti 2019. Siç shihet, Sandër Lleshaj ka mundur Anila Denajn në renditje, por edhe në performancë vjetore. Të dhënat tregojnë se Belinda Balluku ka punuar më shumë për performancën e dikasterit të saj. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë është rritur me dy pozicione nga viti i kaluar sa i përket performancës fiskale, duke u renditur kështu në vend të tretë me 57 pikë të grumbulluara. Ministrat që shfaqen më dobët në renditjen e përformancës për vitin 2020 janë Elva Margariti dhe Gent Cakaj, asokohe Ministër i Punëve të jashtme. Ministria e Kulturës dhe ajo për Europën dhe Punët e Jashtme kanë rënë me katër pozicione krahasuar me vitin 2019-të, me atë të jashtme të renditur në vendin e fundit në absolut ndër të gjitha Ministritë, sa i përket performancës fiskale. Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale renditet e gjashta nga nëntë ministri në total më 53 pikë nga 72 dhe krahasuar me vitin 2019. Kjo ministri është rritur një pozicion nga viti i kaluar. Gjithsesi duhet thënë se gjatë vitit 2020 duhët marrë parasysh se situata e krijuar nga pandemia ka penguar realizimin e proceseve të punës. Ministri të tjera me performancë të dobët fiskale gjatë vitit 2020 janë edhe ajo e Turiqzmit, me në krye Blendi Klosin si dhe ajo e Bujqësisë dhe Zhvillimit rural, me në krye gjatë 2020-ës, Bledi Cuçin.

Po ta kalojmë analizën në renditjen e bashkive kryesore me qendër qarku sipas treguesve të performancës për vitin 2020, shohim se Bashkia e Shkodrës, e Tiranës dhe e Korçës qëndrojnë në vend të parë me nga 47 pikë të grumbulluara nga 72 pikë gjithsej. Të treja bashkitë kanë pësuar rritje, ku rritja më e lartë regjistrohet në Bashkinë e Tiranës me 8 pozicione krahasuar me vitin 2019. Bashkia Berat dhe Bashkia Dibër janë dy bashkitë që ndjekin Tiranën më një rritje me 6 pozicione të dyja. Bashkitë që shihen të kenë pësuar rënie në renditje janë Bashkia Fier me 2 pozicione, Bashkia Gjirokastër me 1 pozicion dhe Bashkia Vlorë me 4 pozicione. Bashkia e Vlorës renditet e fundit edhe nga pikët, duke grumbulluar vetëm 37 të tilla.

Drejtoria e Harmonizimit të Menaxhimit Financiar, Kontrollit dhe Kontabilitetit ka vijuar procesin e vlerësimit të sistemit të kontrollit të brendshëm edhe në njësitë shpenzuese me buxhet të madh. Garda e Republikës është e para e renditur me 63 pikë dhe është rritur me 5 pozicione nga krahasuar me vitin 2019. Rënien më të madhe në renditje si dhe ndër pikët më të pakta të grumbulluara, e kanë patur Drejtoria e Përgjithshme e e Doganave dhe Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive me -6 dhe -7 pozicione respektivisht. Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit renditet e dyta me 57 pikë dhe po ashtu ka pësuar rritje në renditje me 3 vende.

Klikoni këtu për të parë raportin e plotë

*Material i përgatitur nga SCAN INTELLIGENCE UNIT. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Bashkia Tiranë, ajo që shpenzon më shumë për banor. – Durrës, Vlorë, Shkodër, Fier, në fund të tabelës, me më pak se 1 mijë lekë për frymë

Postimi mëparshëm

Kreditë me probleme, në rënie edhe në Maj. – Pranë 7.8%, niveli më i ulët që prej marsit 2009

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.