Financë

Bashkia Tiranë, ajo që shpenzon më shumë për banor. – Durrës, Vlorë, Shkodër, Fier, në fund të tabelës, me më pak se 1 mijë lekë për frymë

0

Së fundmi Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka bërë publik raportin vjetor mbi financat publike vendore 2020. Ky raport, përmban informacione të detajuara financiare për njësitë e vetëqeverisjes vendore, për të giithë qytetarët dhe grupet e interesit, dhe për të kuptuar më shumë në lidhje me menaxhimin financiar në nivel vendor.

“Scan Intelligence Unit”, ka vendosur të përfshijë në analizë zërin “Shpenzime për Banor”, për të parë se cila nga bashkitë arrin të shpenzojë më shumë për banorët e saj.
Nga hedhja e të dhënave në mënyrë grafike, shohim se Bashkia e Tiranës renditet e para me 21.7 mijë lekë të shpenzuara për banor. Pavarësisht numrit të lartë të banorëve, Bashkia Tiranë ka normën më të lartë të shpenzimeve për banor.

Ajo që vlen për t`u theksuar ëshë se, bashki si ajo e Skraparit, Fushë-Arrëzit dhe ajo Pukë regjistrojnë shpenzime më të larta për banorë në krahasim me bashkitë e tjera të mëdha si ajo e Durrësit, Shkodrës apo Vlorës. Bashkia e Skraparit renditet e dyta në listën e 61 bashkive me 19.6 mijë lekë për banor. Pas saj renditet Bashkia e Fushë-Arrëzit dhe ajo Pukë, përkatësisht 19.6 dhe 16.9 mijë lekë për banorë. Ndonëse bashki me numër popullsie të ulët dhe të ardhura që janë në ulje, shpenzimet për banor janë më të larta në rang vendi.

Bashki si Saranda, Himara dhe Mirdita kanë të njëjtën normë për sa i përket shpenzimeve për banor. Shpenzimet për banor për këto 3 bashki përllogaritën në 11.4 mijë lekë. Ndonëse bashki me të ardhura të ndryshme dhe numër popullsie të ndryshëm, për vitin 2020 shpenzimet për banor janë të njëjta.

Tre vendet e fundit i takojnë Bashkisë Cërrik, Kuçovë dhe Kurbin. Për vitin 2020, shpenzimet për këto tre bashki variojnë nga 5.5 mije lekë në 6.7 mijë lekë.
Edhe pse të ardhurat e këtyre bashkive janë të konsiderueshme, përkthimi i tyre në investime tek banorët është në shifra më të ulëta. Kjo edhe si pasojë e pandemisë, ku financat publike morën goditje të mëdha. Bashki realtivisht të mëdha, si ajo e Durrësit, Fierit, Vlorës, Shkodrës, Elbasanit, Lushnjes, Beratit, figurojnë në pjesën fundore të tabelës, me më pak se 1 mijë lekë shpenzime për banor në vit. Duhet theksuar se, shpenzimet në nivel lokal, varen drejtpërdrejtë edhe nga mbledhja e të ardhurave. pra taksave vendore.

Klikoni këtu për të parë raportin e plotë

*Material i përgatitur nga SCAN INTELLIGENCE UNIT. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Pandemia përmbys trendin e azilkërkuesve! Ulen ndjeshëm hyrjet në Shqipëri, sirianët zëvendësojnë irakenët, meshkujt, femrat

Postimi mëparshëm

Performanca e Ministrive gjatë 2020-ës, Lleshaj i pari, Denaj e dyta, Balluku e treta, zhgënjejnë Klosi, Margariti dhe Gjonaj. Cakaj më i dobëti

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.