Financë

Kreditë me probleme prekin minimum të ri, – Për herë të parë pas gati 13 vitesh zbresin nën nivelin e 7%

0

Treguesi i kredive me probleme gjatë gushtit është regjistruar në rënie për të 8-tin muaj me radhë, duke prekur një nivel të ri minimal, tregojnë shifrat më të fundit nga Banka e Shqipërisë. Kështu, ky tregues, për të parën herë prej gati 13 vitesh, që nga janari i vitit 2009 ka zbritur nën nivelin e 7%. Shifrat e gushtit e fiksojnë treguesin e huave me probleme ndaj totalit, në 6.96%, nga 7.05% që ishte gjatë korrikut, pra në rënie me 0.09 pikë përqindje.

Rënia e kësaj norme ka qenë e vazhdueshme gjatë pandemisë, pavarësisht paraljmërimeve të shumta nga ekspertët se kriza do të jepte efekt të kundërt. Madje, përmirësimi i treguesit ka vijuar edhe pasi humbën fuqinë ligjore masat e Bankës së Shqipërisë për kreditë me probleme gjatë pandemisë. Treguesi i huave me probleme është ndër indikatorët më të rëndësishëm të shëndetit financiar të sektorit bankar, por jo vetëm. Ulja e kësaj norme sinjalizon një aftësi të mirë paguese të huamarrësve, si individë ashtu edhe biznes, çka përkthehet në rritje të besimit. Që prej fillimit të pandemisë, në mars të vitit 2020, kur fiksohej pranë 8.21%, ky tregues ka rënë me 1.25 pikë përqindje, sinjalizojnë shifrat zyrtare të bëra publike nga Banka e Shqipërisë.

*Material i përgatitur nga SCAN INTELLIGENCE UNIT. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Pakësohen lejet e qëndrimit të shqiptarëve, – Pandemia ul shifrat gjatë 2020-ës, por jemi të parët në rajon për “bashkim familjar”

Postimi mëparshëm

Shqipëria, larg të qënit shtet social! ILO nxjerr raportin: vetëm 59% e popullsisë gëzojnë mbulim shëndetësor, vetëm 1 në 4 të punësuar kontribuojnë në skemën e pensioneve

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.