Raporte

Shqipëria, larg të qënit shtet social! ILO nxjerr raportin: vetëm 59% e popullsisë gëzojnë mbulim shëndetësor, vetëm 1 në 4 të punësuar kontribuojnë në skemën e pensioneve

0

Pandemia COVID-19 ka lënë pasoja të mëdha socio-ekonomike mes vendeve. Shumë prej tyre në përgjigje të krizës kanë përdorur politikat e mbrojtjes sociale për t’u siguruar qytetarëve shëndet, vendet e punës dhe të ardhurat e tyre. Megjithatë, përsëri duhet pranuar se në situata të tilla nuk mund të arrihet mbulimi maksimal i popullsisë.

Organizata Ndërkombëtare e Punës ka bërë publik Raportin e Mbrojtjes Sociale, për vitin 2020-22, për vendet e botës. Ky raport përmban disa të dhëna mbi punën që kanë bërë shtetet për t’u garantuar qytetarëve mbrojte sociale e shëndetësore. Gjithashtu ky raport jep të dhëna mbi përqindjen e popullsisë të mbuluara nga përfitimet shoqërore. Në këtë renditje bën pjesë dhe vendi ynë. Referuar të dhënave të vitit 2020, raporti tregon se janë 6.9% e personve të papunë në Shqipëri marrin mbështetje sociale. Nga ana tjetër, të dhënat tregojnë se janë 24.1% e forcës punëtore të cilët kontribuojnë në mënyrë aktive në një skemë pensioni.

Krahasuar me vendet e rajonit, vendi ynë është në vend të dytë me shifrën më të ulët. Në vend të parë renditet Bosnje Hercegovina, e cila ka vetëm 2.7% të fuqisë puntore të cilët kontribuojnë një skemë pensioni.  Normën më të lartë në rajon e ka Maqedonia e Veriut me 44.7%. Po të shohim të dhënat përtej rajonit shohim se Kroacia ka gjithashtu një normë të ulët të përqindjes së popullsisë të cilët kontribuojnë në një skemë pensioni, me 4.3%. Duhet thënë se “ILO” thekson se në raport ka vende me skema të ndryshme pensioni.

Sa i përket mbrojtjes shëndetësore ku përfshihen shërbimet thelbësore, të cilat përfshijnë sëmundjet infektive, shëndetin riprodhues, të porsalindurit, fëmijët si dhe aksesin e shërbimit, Shqipëria ka normën më të ulët në rajon me 59%. Normën më të lartë të mbulimit e ka Maqedonia e Veriut me 72%. Mali i Zi e ka këtë normë 68%, ndërsa Serbia 65%. Ndër vendet e Europës, Mbretëria e Bashkuar dhe Norvegjia kanë mbulimin më të gjerë të popullsisë sa i përket shërbimeve shëndetësore.

Klikoni këtu për të parë raportin e plotë

*Material i përgatitur nga SCAN INTELLIGENCE UNIT. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Kreditë me probleme prekin minimum të ri, – Për herë të parë pas gati 13 vitesh zbresin nën nivelin e 7%

Postimi mëparshëm

PBB për frymë sipas BB, ku renditen Shqiptarët? Vetëm $5215, të parafundit në rajon, në 15 vite është dyfishuar distanca me të tjerët

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.