Financë

Korriku, rekord depozitash! Bien ato në euro, rriten ndjeshëm në lekë dhe dollarë, 2.58 mld euro në total

0

Sasia e depozitave të përfshira në paranë e gjerë gjatë korrikut ka arritur në 1.54 trilionë lekë, duke prekur një rekord të ri, dhe duke u rritur me 0.7% krahasuar me muajin paraardhës, tregojnë shifrat më të fundit nga Banka e Shqipërisë në lidhje me depozitat në sistemin bankar. Ky është muaji i 16-të me radhë në rritje për këtë tregues. Ka qenë muaji prill i vitit 2020, hera e fundit kur depozitat në sektorin bankar janë tkurrur. Një tjetër e dhënë, ajo e sasisë së depozutave të reja në lekë gjatë korrikut, regjistron shifrën më të lartë që prej dhjetorit të vitit 2020. Por, muaji dhjetor, për shkak të fundit të vitit dhe përfundimit të bilanceve nga kompanitë, karakterizohet nga një rritje e ndjeshme e depozitave. Bëhet fjalë për rreth 178.9 mld lekë, që përkthehet në rreth 1.46 mld euro. Kaq është sasia e parave që janë depozituar në sistemin bankar gjatë korrikut, nga individët, bizneset, institucionet jo fitimprurëse apo kompanitë publike.

Në euro ndërkohë, shifra flet për 888 milionë euro, ndërkohë që në qershor fiksohej pranë 940 milionë eurove. Një tjetër shifër që bie në sy është edhe sasia e depozitave të reja në dollarë gjatë korrikut, plot 278 milionë dollarë, që është edhe shifra më e lartë që prej muajit gusht të vitit 2018.
Pra, në total, në sistemin bankar, sasia e depozutave të reja gjatë korrikut fiksohet në rreth 2.58 mld euro.

*Material i përgatitur nga SCAN INTELLIGENCE UNIT. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Bie kreditimi në korrik, – “Shfryhet” kredia e re për blerje shtëpie, huaja për biznesin në rritje

Postimi mëparshëm

“Fatura” ndryshe e luftës në Afganistan, – 9.2 herë më shumë se PBB e Shqipërisë këto 20 vite, e “barazojmë” në vitin 2148

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.