Financë

Bie kreditimi në korrik, – “Shfryhet” kredia e re për blerje shtëpie, huaja për biznesin në rritje

0

Kreditimi gjatë muajit korrik ka pësuar një rënie të lehtë, tregojnë shifrat zyrtare nga Banka e Shqipërisë. Sipas këtyre të dhënave, kredia e re për individët, bizneset dhe koorporatat publike gjatë korrikut, si në lekë ashtu edhe në valutë, fiksohet pranë 24 mld lekëve, nga 25.1 miliardë lekë që ishte gjatë muajit qershor. Kjo rënie është një efekt sezonal, duke qenë se dy muajt e verës, korriku dhe gushti karakterizohen nga një rënie e kredisë së re.

Duke parë shifrat, vëmë re se rënia e kreditimit nuk ka qenë e njëtrajtshme, me biznesin që regjistron rritje, dhe individët në rënie. Kështu, për bizneset, kredia e re gjatë korrikut është rritur në 16.9 mld lekë, nga 16.5 mld lekë që ishte gjatë muajit qershor të këtij viti. Sa i përket individëve ndërkohë, kredia e re ka zbritur në 7 mld lekë, nga 8.6 mld lekë që ishte gjatë muajit paraardhës. Rënie në kreditimin për individët gjatë korrikut ka regjistruar edhe huaja e re për blerje banese në lek, në 2.1 mld lekë, nga 2.68 që ishte në qershor. Ajo në euro regjistrohet në rreth 1.5 mld lekë, nga rreth 2 mld lekë që ishte në qershor. Kjo është rënia më thelbësore e këtij treguesi që pej dhjetorit të vitit të kaluar. Kujtojmë se, në muajin qershor, kredia e re për blerje banese preku rekordin më të lartë historik mujor në vend, si në euro ashtu dhe në lek. Pavarësisht rënies së ndjeshme të korrikut, shifra vijon të qëndrojë pranë niveleve të larta historike.

*Material i përgatitur nga SCAN INTELLIGENCE UNIT. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Durrësi kalon Tiranën, – Qarku me më shumë leje ndërtimi të dhëna në T2, 100 nga 347

Postimi mëparshëm

Korriku, rekord depozitash! Bien ato në euro, rriten ndjeshëm në lekë dhe dollarë, 2.58 mld euro në total

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.