Financë

Zgjerohet kreditimi gjatë shkurtit Rritje me 26% krahasuar me janari, në rënie në terma vjetorë

0

Huaja e re gjatë muajit shkurt ka prekur vlerën e 14.37 miliardë lekëve, tregojnë shifrat më të fundit nga Banka e Shqipërisë. Krahasuar me muajin janar, kur huaja e re prekte vlerën e 11.39 miliardë lekëve, ky tregues rezulton në rritje me rreth 26%. Krahasuar me shkurtin e një viti më parë ndërkohë, kur pandemia ende nuk kishte goditur ekonominë, huaja e re rezulton në rënie, prej rreth 25%.

Kjo rënie e huasë së re në terma vjetorë duket se vjen kryesisht nga sektori privat, ku rënia fiksohet në masën 40%, ndërkohë që për individët rënia është në vetëm 6.1%. Gjithsesi, në terma mujorë, kreditimi është rritur si për biznesin, ashtu edhe për individët.

Madje, sa i përket individëve, një prej segmentëve më të rëndësishëm të kredisë, ai për blerje banese regjistrohet në rritje edhe në terma vjetorë. Kështu, huaja e re për blerje banese ka prekur shifrën e rreth 1.3 mld lekëve gjatë muajit shkurt të këtij viti, në rritje me rreth 33% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës, sinjalizojnë të dhënat zyrtare nga Banka e Shqipërisë.

Sa i përket huasë së re për bizneset ndërkohë, sipas sektorëve, në rënie të ndjeshme rezulton kreditimi në terma vjetorë për industrinë përpunuese, por edhe për ndërtimin, një sektor që nuk është prekur nga kriza.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Ihd, pranë nivelit më të ulët që prej 2017-ës. Në rënie me 13% gjatë 2020-ës, rritje e ndjeshme e flukseve drejt aktiviteteve financiare

Postimi mëparshëm

Depozitat rriten me 600 mln euro Arrijnë në 1.115 trilionë lekë, në rritje me 0.2% krahasuar me janarin

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.