Financë

Vijon të rritet kreditimi, Huaja e re, 9.2% rritje në nëntor, zgjerohet ndjeshëm kredia për banesë

0

Kredia e re për individët gjatë muajit nëntor fiksohet në 16.5 mld lekë, tregojnë të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë, ç`ka përkthehet në rreth 133 milionë euro. Krahasuar me muajin paraardhës shifra rezulton në ulje, por kjo është një tendencë sezonale e vërejtur edhe vitet e kaluara. Krahasuar me nëntorin e vitit të kaluar, shifra regjistrohet në rritje prej 9.2%. Madje, shifra rezulton të jetë më e lartë edhe se e njëjta periudhë e vitit 2018, tregojnë shifrat zyrtare.


Nëntori konfirmon gjithashtu tendencën në rritje për kredinë e re për blerje banese. Gjatë muajit të parafundit të vitit, 2.66 mld lekë, në të gjitha valutat, i`u kanë shkuar individëve në formë financimi për të blerë banesë, nga rreth 2.3 mld lekë të së njëjtës periudhë të një viti më pare, pra në rritje me rreth 15%.

Pas gushtit dhe shtatorit, nëntori regjistron kështu shifrën më të lartë gjatë këtij viti sa i përket kredisë për blerje banesash. Shifrat tregojnë qartë se kriza ekonomike e thellë që ka goditur vendin por edhe të gjithë globin nuk i ka ndaluar shqiptarët që të kërkojnë financim për blerjen e një shtëpie të re. Përgjatë të gjithë 11-mujorit të këtij viti, rënia është mjaft modeste, nga rreth 23.9 mld lekë kredi e re në 2019, në 22.9 mld lekë në 2020-ën, ku duhet përmendur fakti se në muajt e izolimit të madh, mars-maj, thuajse çdogjë ka qenë e bllokuar.


Në rritje edhe kredia për biznesin
Kredia e re për kompanitë jo-financiare private ka prekur vlerën e 11.1 mld lekëve gjatë muajit nëntor të këtij viti, duke regjistruar një rënie të lehtë krahasuar me muajin paraardhës, por duke u rritur krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, tregojnë shifrat zyrtare nga Banka e Shqipërisë. Sipas treguesit të kredisë së re, rezulton se, rritja vjetore gjatë nëntorit fiksohet në masën 12.2%.

Kredia e re në lekë vijon të mbizotërojë ndaj asaj në valutë. Nga totali i huasë së rë për bizneset gjatë nëntorit, 5.6 mld lekë ka qenë kredi në monedhën vendase dhe 4.7 mld në euro dhe vetëm 758 mln lekë në dollarë, tregojnë shifrat zyrtare.

Sa i përket produkteve kryesore të kreditimit edhe për biznesin mbizotëron overdraft, si në lek, ashtu edhe në valutë. Për kreditë e reja në lekë, në vend të dytë ndjek ajo e marrë për të rritur kapitalin qarkullues, ndërsa për kredinë në euro, ajo për pasuri tëpaluajtshme.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Shifrat e diasporës. 1.68 mln shqiptarë jetojnë jashtë vendit

Postimi mëparshëm

Nuk ka qenë ky viti më i keq për biznesin?! Subjektet që kanë kaluar në status pasiv, më pak se 2018. Saranda, rekord historik

Postimi vijues

Comments

Leave a reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.