Barometri Ekonomik

Vetëm 4 në 10 shqiptarë pushuan në verë/ Mes atyre që bënë pushime, 89% në Shqipëri, 40% shpenzuan deri në 50 mijë lekë

0

Barometri Ekonomik Scan, në këtë edicion të tretë, ka ofruar ndër të tjera dhe një modul pyetjesh ndaj të anketuarve lidhur me pushimet verore. A kanë bërë familjet shqiptare pushime gjatë muajve të verës? Nëse po, ku i kanë kaluar ato dhe sa kanë shpenzuar? Të dhënat tregojnë se për pyetjen nëse kanë bërë pushime verore këtë vit me të paktën një natë fjetje, më pak se 4 në 10 të anketuar shprehen se kanë bërë pushime. E shprehur në përqindje kjo shifër është 38%.

A keni bërë pushime verore këtë vit (me të paktën një natë fjetje)?

Të pyetur se ku i kanë kaluar pushimet verore, 89% e të anketuarve janë shprehur se i kanë kaluar brenda Shqipërisë. Rreth 7% e tyre kanë raportuar se i kanë kaluar pushimet verore jashtë Shqipërisë dhe 4% kanë thënë se i kanë kaluar dhe brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Ku i kaluat pushimet verore?

Lidhur me shpenzimet e kryera për pushime verore, ku mestatrisht kohëzgjatja e tyre është 8 ditë, me pak se gjysma e të anketuarve ose 41% e tyre janë shprehur se kanë shpenzuar deri në 50 mijë lekë. Nga ana tjetër 17% e të anketuarve janë shprehur se kanë shpenzuar me pak se 30 mijë lekë dhe 24% e tyre kanë thënë se kanë shpenzuar nga 30 mijë deri në 50 mijë lekë. Të dhënat, po ashtu, tregojnë se 35% e të anketuarve janë shprehur se kanë shpenzuar për pushime verore 50 deri në 100 mijë lekë. Nga 35% e të anketuarve që kanë shpenzuar 50 deri në 100 mijë lekë, 20% e tyre kanë shpenzuar 51 mijë deri në 70 mijë lëke dhe 15% e tyre nag 71 mijë lekë në 100 mijë lekë. Janë vetëm 16% e të anketuarve që janë shprehur se kanë shpenzuar mbi 100 mijë lekë për pushime verore.

Shpenzimet për pushimet verore

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Përkeqësohet “të bërit biznes” në Shqipëri/ 44% e shqiptarëve mendojnë se është më keq se një vit më parë, shtohet edhe pesimizmi

Postimi mëparshëm

Prosperiteti, Shqipëra humb një pozicion. Zë vendin e 69-të në renditje, mes vendeve të fundit në Europë

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.