Barometri Ekonomik

Përkeqësohet “të bërit biznes” në Shqipëri/ 44% e shqiptarëve mendojnë se është më keq se një vit më parë, shtohet edhe pesimizmi

0

Të bërit biznes është një ndër temat në të cilat fokusohet Barometri Ekonomik Scan. Një mijë të anketuarit janë pyetur edhe këtë tremujor të tretë të vitit se si është të bësh biznes në Shqipëri, aktualisht, krahasuar me një vit më parë. Rreth 44% e të anketuarve janë të mendimit që aktualisht është më keq ose shumë më keq se një vit më parë. Nga ana tjetër rreth 24% e të anketuarve shprehen se gjendja e të bërit biznes është njëlloj si një vit më parë dhe 18% mendojnë se është më mirë ose shumë më mirë se një vit më parë. Kur pyeten për pritshmëritë e tyre rreth të bërit biznes në 12 muajt e ardhshëm thuajse një në katër të anketuar shprehen se do të jetë më mirë ose shumë më mirë se aktualisht (24%). Rreth 26% shprehen se do të jetë njësoj si aktualisht, dhe 31% shprehen se do të jetë më keq ose shumë më keq se aktualisht. Duhet theksuar që për këtë pyetje 19% e të anketuarve nuk kanë një mendim.

Krahasuar me tremujorin e dytë ka diferenca të rëndësishme në perceptimin rreth të bërit biznes për situatën aktuale. Rreth 5 pikë përqindje më shumë e të anketuarve janë shprehur se situata aktuale e të bërit biznes është më keq ose shumë më keq se 12 muaj më pare (44% në T3 kundrejt 39% në T2) dhe rreth 3 pp e të anketuarve më shumë në tremujorin e tretë që mendojnë se të bërit biznes aktualisht është më mire ose shumë më mire se një vit më pare (18% në T3 kundrejt 22% në T2). E ndërsa për pritjet në 12 muajt e ardhshëm rreth 11 pp më pak e të anketuarve në tremujorin e tretë mendojnë që të bërit biznes do të jetë më mirë ose shumë më mirë, krahasuar me tremujorin e dytë (rreth 24% në T3 kundrejt 35% në T2).

Pra, gjetjet e barometrit tregojnë qartë se konsumatori shqiptar e percepton të bërit biznes në vendin tonë si më keq se një vit më parë, ndërkohë që janë përkeqësuar ndjeshëm edhe pritshmëritë për të ardhmen, me nuanca të shtuara pesimizmi krahasuar me tremujorin paraardhës.


Klikoni këtu për raportin e plotë

*Material i përgatitur nga SCAN INTELLIGENCE UNIT. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Ryshfeti në biznes, Shqipëria e 110-ta në botë/ E parafundit në rajon dhe mes vendeve të fundit në Europë

Postimi mëparshëm

Vetëm 4 në 10 shqiptarë pushuan në verë/ Mes atyre që bënë pushime, 89% në Shqipëri, 40% shpenzuan deri në 50 mijë lekë

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.