Raporte

Prosperiteti, Shqipëra humb një pozicion. Zë vendin e 69-të në renditje, mes vendeve të fundit në Europë

0

Raporti ndërkombëtar i Indeksit të Prosperitetit për 2021, i publikuar nga “Legatum Institute” e rendit Shqipërinë në vend të 69-të nga 167 vende në total. Ky raport mat prosperitetin e një vendi bazuar në 12 shtylla kryesore. Këto shtylla janë: Siguria, Liria personale, Kapitali social, Cilësia e qeverisjes, Klima e investimeve, Kushtet e sipërrmarrjes, Tregu funksional, Aksesi dhe Infrastruktura, Niveli Ekonomik, Kushtet e jetës, Shëndetësia, Arsimi, si dhe Mjedisi. Krahasuar me vitin paraardhës, Shqipëria shihet të jetë përkeqësuar me një pozicion.

Indeksi i Prosperitetit për vitin 2021, Shqipëria

Le të analizojmë të dhënat e indeksit për Shqipërinë sipas 12 shtyllave që përmendëm më lart. Shtylla ku Shqipëria ka performuar më keq është kapitali social, i cili lidhet me forcën personale dhe marrëdhëniet shoqërore, institucionale si dhe besimin, normat sociale dhe qytetare e pjesëmarrja në vend. Për kapitalin social, Shqipëria renditet në vend të 139. Renditjen më pozitive e shënojmë për edukimin, ku renditemi në vend të 53-të. Po ashtu një renditje pozitive kemi edhe për mjedisin ku renditemi në vend të 58-të. Niveli Ekonomik i Shqipërisë në këtë indeks shihet të ketë zënë vendin e 110-të. Sa i përket cilësisë së qeverisjes, Shqipëria renditen në vend të 79-të dhe gjithashtu renditet po në vend të 79-të për liritë personale. Gjithashtu renditemi në vendin e 70 sa i përket shëndetësisë.

Indeksi i Prosperitetit për vitin 2021 sipas shtyllave kryesore, Shqipëria

Krahasuar me rajonin, Shqipëria renditet para Bosnje Hercegovinës, që është dhe vendi i fundit në rajon i pozicionuar në vendin e 76-të. Më mirë në renditje qëndron Mali i Zi pozicionuar në vend të 49-të, ndjekur nga Serbia në vend të 52. Maqedonia e Veriut renditet në vend të 60 në indeksin e prosperitetit për vitin 2021. Shqipëria në këtë renditje shihet të ketë lënë pas vende të Europës si Rusi, Ukraina, Azerbajxhani, Moldavia. Në krye të renditjes qëndrojnë shtete të zhvuilluara të Europës që janë dhe pjesë e OECD si Danimarka, Norvgjia, Suedia, Finlanda dhe Zvicra. Në fund të renditjes që bën ky indeks janë shtete si Sudani, Jemeni, Afganistani, Çadi si dhe shtete të tjera të Afrikës.

Indeksi i Prosperitetit për 2021, vendet e rajonit

Indeksi i Prosperitetit për 2021

Klikoni këtu për të parë të dhënat për Shqipërinë

*Material i përgatitur nga SCAN INTELLIGENCE UNIT. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Vetëm 4 në 10 shqiptarë pushuan në verë/ Mes atyre që bënë pushime, 89% në Shqipëri, 40% shpenzuan deri në 50 mijë lekë

Postimi mëparshëm

Sezoni veror, hoteleria “thyen” edhe 2019/ Tejkalon krizën, akomodimet në T3, më të larta se 2019, edhe pse ka pasur më pak vizitorë

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.