Financë

Tremujori i tretë “ringjall” investimet e huaja/ IHD prekin rekord që nga T4 2019, falë pasurive të paluajtshme

0

Investimet e huaja direkte në vendin tonë gjatë tremujorit të tretë të këtij viti rezultojnë me vlerën më të lartë që prej tremujorit të katërt të vitit 2019. Kështu, në periudhën korrik-shtator të këtij viti, fluksi total i investimeve të huaja direkte ne vendin tonë ka qenë 250.86 milionë euro. Në tremujorin paraardhës, kjo shifër fiksohej pranë 233.86 milionë euro. Në tremujorin e katërt të vitit 2019 ndërkohë, shifra fiksohej në 272.04 milionë euro. Me ardhjen e pandemisë, nivelet e investimeve të huaja në vendin tonë i`u larguan ndjeshëm shifrave të viteve paraardhëse, por mesa duket tremujori i tretë i këtij viti ka shënuar një pikë kthese në këtë drejtim.

Sa i përket flukseve të investimeve të huaja direkte në vendin tonë gjatë periudhës në fjalë, sipas shteteve, në vend të parë gjejmë Italinë, me 41.9 milionë euro, duke regjistruar vlerën më të lartë që prej tremujorit të tretë të vitit 2019. Në vend të dytë ndërkohë, ndjek Holanda, me 35.3 milionë euro.

Por, ajo që bie në sy nga shifrat zyrtare të bëra publike nga Banka e Shqipërisë dhe të analizuara nga Scan Intelligence Unit, është fakti se, sipas aktiviteteve, tremujori i tretë i vitit regjistron fluksin më të lartë të investimeve të huaja direkte në atë të pasurive të paluajtshme, me rreth 61 milionë euro. Kjo vlerë është më e larta historike e regjistruar ndonjëherë, të paktën që prej vitit 2014 kur edhe të dhënat janë publike nga Banka e Shqipërisë. Kjo shifër ka qenë pranë niveleve rekord edhe në tremujorin e dytë të vitit, por në tremujorin e tretë ka “kapërcyer” të tjera nivelee, sinjalizojnë shifrat zyrtare. Duket të jetë pikërisht interesi në tregun e pasurive të paluajtshme ajo që i ka dhënë “shtysën” kryesore rritjes së investimeve të huaja direkte në tremujorin e tretë të këtij viti. Në vend të dytë sipas aktiviteteve në nivel fluksesh gjejmë aktivitetet financiare dhe të sigurimit.

*Material i përgatitur nga SCAN INTELLIGENCE UNIT. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Lodrat, rekord importesh/ Muaji nëntor 2021 prek vlerën e 636 mln lekëve, ndjehet rritja e çmimeve

Postimi mëparshëm

Të huajt punësojnë 1 në 6 shqiptarë/ Thuajse gjysma e tyre punësohen nga ndërmarrje me pronësi italiane

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.