Shtesa natyrore e popullsisë ishte 470 banorë gjatë vitit 2020, tregues i cili pasqyron një rënie prej 92.9% në krahasim me një vit më parë. Këtë tregojnë shifrat më të fundit të Institutit të Statistikave ku gjithashtu thuhet se në 1 Janar të vitit 2021 popullsia e shqipërisë rezulton në 2.829.741 banorë nga 2.845.955 që ishte gjatë vitit 2020 duke pësuar një rënie kështu me 0.6%. Kjo rënie vihet re sidomos për shkak të pandemisë prej së cilës ka patur humbje në popullsi, por gjithashtu kjo situatë ka demotivuar dhe prindërit për të sjellë në jetë foshjat e tyre.
Nga të dhënat shohim se gjatë vitit 2020 kanë lindur 28.075 foshnja, duke pësuar një rënie prej 1,7%, krahasuar me vitin 2019. Nëse do të flisnim për numrin e fatalitetve, gjatë vitit 2020 humbjet rregjistrohen me 27.605 persona, duke u rritur kështu me 25,8%. Vdekjet janë 5668 më shumë se viti paraardhës, gjë e cila duket se është rrjedhojë e drejtpërdrejtë e pandemisë. Megjithatë pozitiv është fakti se numri i lindjeve e ka tejkaluar me 470 numrin e vdekjeve. Nga ana tjetër mosha mesatare e popullsisë ka ardhur duke u rritur, nga 37,2 vjeç që ishte më 1 janar të vitit 2020, në 37,6 vjeç në 1 janar 2021. Kemi një zvogëlim të raportit të varësisë së të rinjve dhe një rritje të raportit të varësisë së te moshuarve.
Nëse do flisnim për rritjen më të lartë të popullsisë për 12 qarqet e Shqipërisë, shohim se popullsia regjistron rritjen më të lartë në qarkun e Tiranës me 0.7% dhe në qarkun e Durrësit me një rritje prej 0.5%. Në të kundërt të rritjës, rëniet më të mëdha të popollsisë shënohet në qarqet e Gjirokastës me 2,3%, Beratit me 2,1% dhe Dibër me 1,9%.
*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.
Comments