Financë

Tkurren depozitat bankare, – Bien me 0.7% në nëntor, rënia e parë pas 20 muajsh

0

Gjatë nëntorit të këtij vitit, sasia e depozitave në sektorin bankar ka pësuar një tkurrje për të parën herë që prej muajit prill të vititi 2020. Asokohe efektet e pandemisë u reflektuan në thuajse çdo tregues ekonomik dhe financiar. Rënia mujore fiksohet në 0.7%, nga 1.19 trilionë lekë që ishin depozitat në paranë e gjerë në tetor, në 1.18 trilionë lekë në muajin nëntor. Gjithsesi, në terma sezonale, nëntori disa herë është karakterizuar nga një tkurrje e depozitave, pasi e njëjta gjë ka ndodhur edhe në vitet 2019, 2018, 2007. Tkurrja e depozitave në sektorin bankar gjatë nëntorit vihet re e njëtrajtshme si në monedhën vendase ashtu edhe në valutë. Kështu, depozitat në lekë kanë zbritur në 529 miliardë lekë gjatë nëntorit, nga 532 miliardë lekë që ishin në tetor, ndërkohë që ato në valutë kanë zbritur në 656 miliardë lekë, nga 662 miliardë që ishin në muajin paraardhës.

Nga ana tjetër, sa i përket sasisë së depozitave të reja, ato në lekë gjatë nëntorit fiksohet në 164 miliardë lekë, në rënie krahasuar me muajin tetor, kur fiksoheshin në 169 miliardë lekë. Ndërsa depozitat e reja në euro fiksohen në 1.01 miliardë euro, nga 894 milionë euro që ishin gjatë muajit paraardhës. Kështu, në total gjatë nëntorit, në sektorin bankar janë depozituar rreth 2.4 miliardë euro në lekë dhe në euro, pavarësisht se totali i depozitave në paranë e gjerë ka pësuar një tkurrje. Kjo tkurrje duket të ketë ardhur nga nevoja më e lartë për likuiditet në prag të fundvitit, si për individët ashtu edhe për bizneset.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Kreditimi, rekord i ri gjatë nëntorit, – Arrin në 26.3 mld lekë, “falë” huasë së re për ndërmarrjet publike

Postimi mëparshëm

Tirana, ideale për vegjetarianët. Renditemi të katërtit në Europë për restorantet më të mira

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.