Sociale

Tiranasit nuk martohen pa dasmë! Pandemia ul me 16% celebrimet në kryeqytet, “Selvia”, “Qyteti Studenti” dhe “Tirana e Re” me rënien më të madhe

0

Numri i martesave, për qarkun Tiranë, për vitin 2020 është ulur me 16.07% në krahasim me vitin 2019, që përkthyer në shifra absolute do të thotë 670 martesa më pak. Po cilat janë njësitë që kanë parë rritje në numrin e martesave? Cilat njësi kanë numrin më të lartë të martesave për 1000 banorë dhe sa akte martesore janë nënshkruar në total për Bashkinë Tiranë?

Viti 2020 ka “vendosur” 12 kurora më shumë se në vitin 2019 në Njësinë Zall Bastar dhe 1 kurorë më shumë në Njësinë Farkë. Këto janë të vetmet njësi të cilat kanë njohur rritje në numrin e martesave krahasuar me 2019. Të gjitha Njësitë e tjera kanë pasur rënie në numrin e martesave gjë që duket të jetë rrjedhojë e drejtpërdrejtë e pandemisë së shkaktuar nga COVID-19. Rregullat parandaluese të pandëmisë, dhe sidomos ato të ndalimit të dasmave duket se kanë pasur një ndikim të madh në këtë tendencë.

Nëse do të shqyrtonim numrin e martesave për njësitë “Dajt”, “Kashar” dhe “Njwsia 5”, e njohur si “Tirana e Re” shohim se numri i akteve martesore ka rënë ndjeshëm ku, vetëm “Tirana e Re” numëron 80 kurora më pak. Njësitë Vaqarr dhe Krrabë po ashtu kanë shënuar rënie me 27 akte martesore më pak në Vaqarr dhe 2 akte martesore më pak në Krrabë. Njësia më e “goditur” për sa i përket numrit të martesave është Njësia nr.2 ose siç njihet ndryshe “Qyteti Studenti” me 98 martesa më pak se në 2019.

Lagjet e Tiranës sipas martesave për 1000 banorë

Për sa i përket njësive që kanë numrin më të lartë të martesave për 1000 banorë, përsëri në vendin e parë renditet Njësia Zall Bastar me 6.38 martesa për 1000 banorë. Pas Zall Bastar-it vijojnë Njësia Kashar dhe Njësia Zall Herr me përkatësisht 6.28 dhe 5.73 martesa për 1000 banorë. Numrin më të ulët për martesa në 1000 banorë e ka Njësia “Shengjergj” me 2.75 martesa dhe Njësia nr.10 që përfshin zonën “Myslym Shyri” me 2.90 martesa . “Myslym Shyri” vazhdon të mbetet “makthi” i çifteve. Njësitë Dajt, dhe “Tirana e Re” për vitin 2020 numërojnë 5.35 dhe 3.38 akte martesore për 1000 banorë.

Gjithsej, Bashkia Tiranë numëron 3498 akte martesore në 24 njësitë administrative të kryeqytetit. Nëse do të llogarisim numrin e martesave për 1000 banorë, Bashkia Tiranë do të kishte 4.11 martesa.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Shqipëria, ndër vendet me peshën më të ulët të pensionistëve në Europë. Mbi 65-vjeçarët zënë vetëm 14.8% të totalit

Postimi mëparshëm

Shkurti rimëkëmb financat publike! Të ardhurat dhe shpenzimet pranë niveleve të para krizës

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.