Të dhënat nga “Zyra Europiane për Mbështetjen e Azilantëve” tregojnë se Tetori i vitit 2021 ka ulur aplikimet e shqiptarëve për azil krahasuar me një muaj më parë, por edhe me periudhën para pandemisë. Për muajin Tetor të vitit që lamë pas regjistrohen 1,262 aplikime të reja dhe 275 aplikime përsëritëse, pra në total janë 1 537 aplikime për azil. Krahasuar me muajin paraardhës, pra muajin Shtator të vitit 2021 janë 27.8% aplikime më pak. Po ashtu, aplikimet në muajin Tetor të vitit 2021, kanë shënuar rënie më 29.7% nëse do ta krahasonim me Tetorin e para pandemisë, pra Tetorin e vitit 2019. Muaji paradhës, pra shtatori regjistronte një rekord maksimal në dy vitet e fundit, duke rikthyer nivelet e para pandemisë, por me tetorin, duket se ky trend është zhbërë disi.
"Scan Intelligence Unit” ka krahasuar gjithashtu Shqipërinë me vendet e rajonit sa i përket kërkesave për azil. Edhe pse shihet qëazilantët të kenë pësuar ulje krahasuar me muajin paraardhës, përsëri mbetemi vendi me më shumë aplikime në rajon. Mali i Zi regjistron numrin më të ulët të kërkesave për azil nga të gjitha vendet e rajonit. Në total Mali i Zi regjstron 107 apilikime për muajin Tetor të vitit 2021, pra 1 430 leje më pak se vendi ynë. Pas Malit të Zi renditet Kosova si e dyta me më pak aplikime në rajon. Për muajin Tetor Kosova regjistron gjithsej 231 aplikime. Bosnje Herzegovina është e treta në rajon nisur nga numri më i ulët i aplikimeve, dhe regjistron 365 aplikime. Nga ana tjetër Serbia regjistron 369 kërkesa për azil gjatë Tetorit, e ndërsa Maqedonia e Veriut 1,104 kërkësa dhe renditet e dyta në rajon pas Shqipërisë për numrin më të lartë të aplikimeve.
*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.
Comments