Raporte

Të parët në rajon për ndërmarrjet e vogla. Në Shqipëri numërohen 142 mijë ndërmarrje me pronarë të vegjël të vetëpunësuar

0

Të dhënat e regjistrit rajonal të biznesit, “Bifidex”, tregojnë se Shqipëria ka rreth 176 mijë ndërmarrje aktive. Kjo shifër na pozicionon në vend të dytë në rajon, për nga numri i ndërmarrjeve. Mes të dhënave gjenden tregues rreth shpërndarjes së bizneseve, rreth sektorit , rreth statusit të ndërmarrjeve dhe gjithashtu sipas numrit të përgjithshëm të subjekteve sipas formës ligjore. “Scan Intelligence Unit” ka përpunuar të dhënat e regjistrit mbi këtë të fundit duke u përqëndruar te ndërrmarrjet me “pronarë të vegjël të vetëpunësuar”. Nga të dhënat vëmë re së Shqipëria është vendi me më shumë ndërrmarrje të tilla në rajon. Duhet thënë se në këtë analizë mungojnë dy vendet e tjera të rajonit të Ballkanit Perëndimor që janë Kosova dhe Mali i Zi. 142 437 ndërmarrje me pronarë të vegjël të vetëpunësuar regjistrohen në vendin tonë. Ky tregues vjen si pasojë e mungesës së rregullimit të tregut në vendin tonë, por gjithashtu mund të lidhet dhe me zhvillimin ekonomik të Shqipërisë. Nga katër vende të marra në studimin nga “Bifidex”, të dhënat tregojnë se vendi i dytë pas nesh me më ndërmarrje më pronarë të vegjël të vetëpunësuar, është Maqedonia e Veriut me 9 309 të tilla. Serbia dhe Bosnje Hercegovina nuk regjistrojnë asnjë të tillë mes subjekteve të tjera.

Po të shohim mes të dhënave mbi numrin e subjekteve sipas formës ligjore në Shqipëri, shohim se ndërmarrjet me pronarë të vegjël të vetëpunësuar zenë numrin më të madh të subjekteve në tërësi. Pas tyre renditen shoqëritë më përgjegjësi të kufizuara të cilat janë gati 32 mijë të tilla.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Rënie të “Totali të huave” për muajin Prill 2021. Marsi 2021 rregjistron vlerën më të lartë të totalit të huave për individët. Rënie edhe në totalin e huave për “Korporata jofinanciare private”.

Postimi mëparshëm

Pandemia uli lehtë vdekjet nga vetëvrasja. Gjirokastra dhe Vlora në vend të parë

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.