FinancëUncategorized

Rënie të “Totali të huave” për muajin Prill 2021. Marsi 2021 rregjistron vlerën më të lartë të totalit të huave për individët. Rënie edhe në totalin e huave për “Korporata jofinanciare private”.

0

Banka e Shqipërisë ka bërë publike të dhënat në lidhje me “Huatë e reja sipas qëllimit të përdorimit dhe monedhës”. Studimi i “Scan Intelligence Unit” bazohet në analizën vjetore që do të thotë krahasimi me muajin Prill të vitit të kaluar si edhe në atë mujore që është krahasimi me muajin që lamë pas, Marsin. Kështu mund të arrijmë të nxjerrim përfundime më të sakta për sa i përket “luhatjes” së huave në këto periudha. Gjithashtu në studim janë përfshirë 3 tregues kryesor: Totali i huave, totali i huave për korporatat jofinanciare private që thënë më thjeshtë bizneset si edhe totali i huave për individët dhe institucionet jo me qëllim fitimi.

Për vitin 2021, periudha Mars-Prill shënon rënie të totalit të huave. Muaji mars fiksohet në vlerën 22 mld lekëve, dhe muaji Prill në vlerën e 16.9 miliard lekëve. Kjo do të thotë se totali i huave ka pësuar rënie prej 5.1 mld lekë ose përkthyer në përqindje do të ishte 24.14%. Një ndër faktorët që ka pasur ndikim në rënien e totalit të huave, janë zgjedhjet parlamentare të zhvilluara në muajin prill. Individët dhe korporatat jofinanciare private kanë pasur një “sjellje” jo shumë të sigurt lidhur me huatë për muajin Prill 2021 për shkak të faktorit të përmendur më sipër.
Në krahasimin vjetor, muaji Prill 2021 paraqitet me rënie të totalit të huave. Rënia vjetore fiksohet në 334 mln lekë ose përkthyer në përqindje do të ishte rreth 2% .

Për sa i përket totalit të huave për “Korporatat jofinanciare private”, analiza mujore tregon se muaji Prill ka pasur rënie të totalit të huave për këtë zë. Totali i huave në muajin mars fiksohet në 13.2 mld lekë ndërsa muaji prill fiksohet në vlerën e 10.5 mld lekë. Rënia mujore për muajin prill arrin në vlerën 2.6 mld lekë, që ndryshe do të thotë 22.12% rënie në totalin e huave.
Në krahasimi vjetor Prill 2020-Prill 2021, totali i huave rregjistron rënie të vlerës së saj. Kjo rënie fiksohet të jetë rreth 3 mld lekë. Ose shprehur në përqindje do të thotë 21.72%.

Ndërsa totali i huave për "Individët dhe Institucionet jo me qëllim fitimi që u shërbejnë individëve" paraqitet me lëvizje më të mëdha të totalit të huas në terma vjetorë. Kështu, në Prill 2020 totali i huas rregjistrohej në 3.1 mld lekë. Ndryshe nga muaji Prill 2021 ku shihet se totali i huave është dyfishuar duke shkuar në 6.33 mld lekë.
Periudha Mars 2021-Prill 2021 shihet me një rënie të lehtë në krahasim me çka pamë më sipër të totalit të huave për zërin "Individët dhe Institucionet jo me qëllim fitimi që u shërbejnë individëve". Rënia në këtë grup llogaritet në vlerat e 387 mln lekë.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Shqiptarët, pak të shqetësuar për krimin financiar, – Anketa e RCC: vetëm 59% e konsiderojnë të rëndësishme, norma e dytë më e ulët në rajon

Postimi mëparshëm

Të parët në rajon për ndërmarrjet e vogla. Në Shqipëri numërohen 142 mijë ndërmarrje me pronarë të vegjël të vetëpunësuar

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.