Sociale

Statistika për zgjedhjet parlamentare 2021

0

Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, 3 588 869 qytetarë janë me të drejtë vote të cilët mund të zgjedhin 140 deputetët që do të jenë në parlamentin e ardhshëm. Sipas të dhënave të Komisionit Qendror Zgjedhor, nga individët banues në Shqipëri, 107 024 persona janë votues për herë të parë. 5199 janë qendrat e votimit ku zgjedhësit do të ushtojnë të drejtën e votës të vendosura në 92 Zona të Administrimit Zgjedhor.

Në këto zgjedhje parlamentare marrin pjesë 1841 kandidatë për deputetë, që përfaqësojnë 12 parti, koalicione zgjedhore dhe kandidatë të pavarur.

Nëse do të flisnim për qarqet dhe numrin e mandateve që ato prodhojnë, “Scan Intelligence Unit” ka veçuar qarkun që prodhon më shumë mandate dhë atë që prodhon më pak mandate. Qarku i Kukësit është qarku që nxjerr më pak mandate, vetëm 3, ndërsa kryeqyteteti është dhe qarku që prodhon 36 mandate, pra dhe numrin më të lartë.

Në lidhje me përfaqësimin gjinor, dy partitë më të mëdha kanë propozuar si kandidate femra për deputete në total 160 gra. Partia Socialiste ka në listat e saj 91 gra dhe 139 burra, pra përkatësisht 39.56% dhe 60.44%, e ndërsa Partia Demokratike, ka propozuar 69 gra dhe 161 burra, përkatësisht 30% dhe 70%. Nga këto të dhëna mund të themi se dy partitë më të mëdha janë në përputhje të dispozitave për përfaqësim gjinor.

Vlen të themi se këto votime kanë ardhë me risi dhe kjo vërehet në fletën e votimit që këtë vit zgjedhësit do të duhet të votojë për partinë dhe kandidatin preferencial për deputet në të njejtën fletë votimi

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Mosha mesatare e kandidatëve sipas partive. “PD” dhe “PS”, më të plakurat, “Thurje” dhe “LN” vijnë me rekorde, një 17 vjeçar dhe një 80 vjeçar

Postimi mëparshëm

Lëvizjet e shtetasve, në muajin mars 78.6% më shumë të huaj se një vit më parë. Kosova dhe Zvicra me rritjen më të madhe

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.