FinancëRaporte

Shqiptarët presin euron brenda 2025-ës/ Adoptimi i monedhës europiane, në Shqipëri, dëshira dhe pritshmëritë, më të larta se në çdo vend tjetër

0

“Scan Intellignce Unit” ka analizuar të dhënat më të fundit të raportit të Bankës Qëndrore të Austrisë, i cili bazohet mbi anketimin e 1000 individëe nga 10 vende të Europës Lindore dhe Juglindore. Ky raport ka fokus kryesor integrimin ekonomik të Europës. Dhjetë vendet në të cilat është shtrirë anketimi janë Bullgaria, Kroacia, Çekia, Hungaria, Polonia, Bosnje Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Serbia si dhe Shqipëria. Thelbi i pyetësorit të përdorur për sondazhin e Bankës Qëndrore të Austrisë, fokusohet së tepërmi te shtrirja dhe dimensionet e eurizimit në këto vende. Një nga pyetjet kryesore të këtij raporti lidhet me pritjet e të anketuarve mbi anëtarësimin në Eurozonë. Gjatë vitit 2020, shqiptarët kishin pritshmëritë më të larta në rajon  për t’u anëtarësuar në Eurozonë në vitin 2024. Janë rreth 30% e të anketuarve që presin adoptimin e euros deri në vitin 2024 dhe rreth 25% të cilët presin të anëtarësohen deri në vitin 2025. Pra, më shumë se gjysma e shqiptarëve presin që euro të jetë monedha jonë zyrtare brenda vitit 2025. Rreth 80% e shqiptarëve presin futjen e euros si monedhë zyrtare, ndërkohë që në asnjë vend tjetar kjo normë nuk është kaq e lartë.

Pritjet e individëve për futjen e Euros në vendin e tyre

Një pyetje tjetër janë dhe preferencat e adoptimit të Euros në vendin përkatës. Nga të dhënat e paraqitura dhe në grafik tregohet se në vendin tonë është sërish përqindja më e lartë e të anketuarve të cilët pritshmëritë për adoptimin e euros shkojnë në një linjë me preferencat e tyre. Shifrat tregojnë se kjo përqindje regjistrohet në 60% . Pra, për 60% e të anketuarve, koha që ata presin të përdorin euron në vendin e tyre përputhet me kohën që ata dëshirojnë për ta bërë këtë. Përqindja më e ulët e këtij grupi regjstrohet në Poloni, me 10%. Sa i përket diferencës së kohës që ndan pritshmëritë dhe preferencat për individët që e presin me padurim eurizimin, për Shqipërinë llogaritet mesatarisht në 3 vite. Një pyetje tjetër gjithashtu që shtron raporti është dhe pritjet e anëtarësimit në Bashkimin Europian si dhe antarësimin në Eurozonë. Në vendet e ballkanit perëndimor, Shqipëria ka përqindjen më të lartë të personave që presin të antarësohen në të njejtën kohë si në Bashkimin Europian, po ashtu dhe në Eurozonë. Nga ana tjetër janë rreth 18% e të anketuarve në Shqipëri të cilët kanë thënë se nuk do të antarësohen kurrë as në BE dhe as në Eurozonë.

Pritjet dhe preferencat për futjen e Euros

Pritjet e anëtarësimit në BE dhe Eurozonë

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

“4iG” merr 55% të tregut të telefonisë në Shqipëri/ Aprovohet blerja e “ONE”. Tregu do mbetet me 2 operatorë, “Vodafone” zbret në vend të dytë

Postimi mëparshëm

Çudirat me pagat në Shqipëri/ Kukësi dhe Dibra me paga më të larta se Durrësi dhe Fieri, por me peshë në ekonomi gati 5 herë më të ulët. Informaliteti, “shtrembëron” shifrat

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.