Sociale

Shqiptarët, më të “ndriçuar” se europianët, – Vetëm 4.6% e shtëpive pa dritë të mjaftueshme, norma ngjitet në 5.9% në BE

0

Publikimi më i fundit i “Agjencisë Europiane të Statistikave” (EUROSTAT) jep të dhëna mbi përqindjen e individëve të cilët raportojnë nëse banesat e tyre janë të ndriçuara gjatë ditës në vendet e ndryshme të Europës. Gjatë vitit 2020, 5.9% e individëve në Bashimi Europian raportuan se nuk kishin dritë të mjaftueshme diellore në banesën e tyre. Kjo do të thotë se gjatë ditës banesa e tyre ishte shumë e errët dhe kjo shihej si një problem për familjen. Në këtë publikim gjejmë të dhëna edhe për vendin tonë për vitin 2019. Këto të dhëna tregojnë se 4.6% e individëve në Shqipëri kanë raportuar se nuk kanë patur dritë mjaftueshëm diellore në banesën e tyre. Për vitin 2019 mesatarja e Bashkimit Europian për këtë tregues ishte 4.8%. Nga të dhënat për 35 vende të Europës në total, për vitin 2019, Shqipëria renditet në vend të 21, pra mes vendeve që kanë një përqindje të ulët të mungesës së ndriçimit në banesat e tyre gjatë ditës.

Krahasuar me vendet e rajonit, vendi ynë paraqitet me përqindjen më të ulët. Për vitin 2019, Serbia është vendi i cili ka përqindjen më të lartë të njerëzve që raportojnë se banesat e tyre nuk ndriçohen nga dielli. Ky tregues për Serbinë ëshët 7.9%. Pas Serbisë renditet Maqedonia e Veriut me 5.2%. Me një pozicion pas vendit tonë renditet Mali i Zi, i cili e regjistron këtë tregues në 4.7%.

Po të flasim për vendet e Europës, gjatë vitit 2019, Turqia ka përqindjen më të lartë të individëve që raportojnë se shtëpia e tyre nuk është e ndriçuar, e ndjekur nga Malta. Gjatë vitit 2020 është Spanja me përqindjen më të lartë të këtij treguesi, me 10.6%. Nga ana tjetër vendet me banesat më të ndriçuara nga dielli janë Italia, Sllovakia si dhe Norvegjia. Raporti ndër të tjera tregon se qasja në dritën e diellit gjatë ditës në banesa ndihmon në përmirësimin e shëndetit dhe mirëqenies, por gjithashtu i ndihmon qytetarët që të kursejnë dhe energjinë elektrike duke reduktuar nevojën për ndriçim artificial.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

53.9% e fëmijëve shqiptarë në rrezik për të qenë të varfër, jemi vendi me përqindjen më të lartë në Europë

Postimi mëparshëm

Lista e projekteve të qeverisë për 2022/ Tuneli i Llogarasë, Rruga e Arbrit, Teatri Kombëtar, Unaza e Tiranës, me impaktin më të madh në buxhet

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.