Sociale

Shqipëria, ndër vendet me peshën më të ulët të pensionistëve në Europë. Mbi 65-vjeçarët zënë vetëm 14.8% të totalit

0

Përqindja e popullsisë mbi 65 vjeç në vendin tonë po rritet nga viti në vit, megjithatë krahasuar me vendet e Europës pozicionimi i i vendit tonë duket mjaft pozitiv. Agjencia e europiane e statistikave, EUROSTAT, në një publikim të fundit rendit vendet e Europës sipas përqindjes më të madhe të popullsisë mbi 65 vjeç për vitin 2020. Nga të dhënat shohim se, vendi ynë qëndron ndër të fundit krahasuar me shtetet e tjera të Europës sa i përket këtij treguesi. Në Shqipëri përqindja e popullsisë mbi 65 vjeç për vitin 2020 llogaritet në 14.8% të totalit të popullsisë. Vendi i cili kryeson listën me përqindjen më të madhe të popullsisë mbi 65 vjeç është Italia me 23.2 %, e ndjekur nga Greqia me 22.3%. Në fund të listës qëndron Azerbajxhanit me 6.8%, e pasuar nga Kosova me 8.5% edhe pse të dhënat e disponueshme për këto dy shtete janë të vitit 2019.

“Scan Intelligence Unit” ka përpunuar të dhënat referuar Shqipërisë mbi ecurinë e kësaj shifre ndër vite. Siç tregohet dhe nga grafiku i mëposhtëm shohim se popullsia e Shqipërisë po plaket. Përqindja e popullsisë mbi 65 vjeç ka ardhur duke u rritur gradualisht nga 11% që ishte në vitin 2011, në 14.8 % gjatë vitit 2020. Krahasuar me vitin 2019 kjo shifër është rritur me 0.7 pikë përqindje.

Sa i përket ndarjes sipas rajoneve, jugu ka përqindjen më të madhe të popullsisë mbi 65 vjeç, krahasuar me dy rajonet e tjera, tregojnë të dhënat. 15% e popullsisë së rajonit të veriut është mbi 65 vjeç. Në rajonin e Veriut kjo shifër regjistrohet në 14.8%, ndërsa rajoni i qendrës ka përqindjen më të ulët në vlerën 14.5%.

Pesha e ulët e moshës mbi 65 vjeç mbi totalin e popullsisë shihet si pozitive në tërësi për ekonominë, pas sinjalizon një forcë pune të madhe si dhe nje koeficent të ulë të varësisë moshore, çka ndihmon në skemën e pensionit. Nga ana tjetër, në kushtet aktuale, me pandeminë si kërcwnimin kryesor të shoqërisë dhe ekonomisë shqiptare, kjo shifër mund të shihet si pozitive edhe në kuadër të fushatës së vaksinimit në vendin tonë.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Pandemia ul divorcet në Tiranë. 30% më pak gjatë vitit 2020. “Tirana e Re” me numrin më të lartë, “Vaqarri” zero

Postimi mëparshëm

Tiranasit nuk martohen pa dasmë! Pandemia ul me 16% celebrimet në kryeqytet, “Selvia”, “Qyteti Studenti” dhe “Tirana e Re” me rënien më të madhe

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.