Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka përditësuar të dhënat për tremujorin e parë për vitin 2021 sa i përket “Shpenzimeve sipas klasifikimit funksional”, në të cilën përfshihen 10 grupe shpenzimesh funksionale që prej vitit 2007. Të dhënat janë në mln lekë dhe janë marrë në analizë krahasimi periudhat T1-2018, T1-2019, T1-2020 dhe T1-2021. Nëpërmjet këtyre të dhënave dhe paraqitjes grafike të tyre do të arrijmë të kuptojmë se cili nga 10 grupet “rëndon” më shumë financat e Qeverisë Shqiptare, cilat nga periudhat e marra në analizë ka rregjistruar shpenzimet më të mëdha dhe nëse ka pasur rritje të shpenzimeve për 10 grupet nga njeri tremujor në tremujorin tjetër, gjithashtu dhe sa ka qënë rritja e shprehur në përqindje.
Grupi që ka regjistruar shpenzimet më të larta është ai i “Mrojtjes Sociale”. Në mars të vitit 2018 shpenzimet për këtë grup ishin 330 mln lekë. Krahasuar me po të njëjtën periudhë të viteve 2019, 2020 dhe 2021 ky grup është rritur me rreth 55 mln lekë. Grupi tjetër që rregjistron shpenzime të larta është ai i shërbimeve të përgjithshme publike. Ky grup për T1 të vitit 2018 fiksohet në vlerën e 204 mln lekëve. Krahasuar me periudhat e marra në studim, shohim vetëm se për T1 të vitit 2020 vlera e shpenzimeve ka rënë nën 200 mln lekë.
Grupet si “Shëndetësia” dhe “Arsimi” fiksohen në vlera të përafërta shpenzimesh, ku përsëri në T1 të 2020 ka pasur ulje të shpenzimeve për këto dy grupe. Ndërsa T1 2021 rregjistron vlerat më të larta për periudhat e marra në studim, ku shpenzimet për grupin “Shëndetësia” tejkalojnë shpenzimet e grupit “Arsim”.
Grupet me shpenzimet më të ulëta është ai i “Mrojtjes së mjedisit” dhe grupi “Argëtim, kulturë dhe çështjet fetare” ku në të cilat shihet edhe një ulje e vlerës së shpenzimeve nga T1 2018 në T1 2021.
Totali i shpenzimeve sipas klasifikimit funksional shihet të jetë më i larti në periudhën T1 2021 i cili fiksohet në vlerën e 1.18 mld lekëve. Parë grafikisht shohim se totali i shpenzimeve ka vijuar të rritet nga viti në vit. Nga T1 2018 në T1 2021 rritja e shpenzimeve arrin në shifrat 118 mln lekë. Rritja e shpenzimeve shihet të jetë graduale nga krahasimi i periudhave të njëjta, përveç T1 të vitit 2021, ku kemi një rritje me rreth 112 mln lekë.
Nëse do të shihnim se me sa përqind (%) janë rritur shpenzimet për 10 grupet, bie në sy grupi i “Strehim dhe komoditetet e komunitetit”. Ky është grupi me rritjen më të madhe të shpenzimeve për periudhën T1 2020 – T1 2021, me 41.44%. Grupi i dytë që rregjistron rritje të shpenzimeve është ai i shëndetësisë me 20.84% për periudhën T1 2020 – T1 2021. Dhe grupet e tjera kanë shënuar rritje të shpenzimeve, përvec grupit të “Argëtim, kulturë dhe çështjet fetare”. Ky rregjistron -2.71%, që do të thotë se shpenzimet për këtë grup janë ulur me 2.71% ose 34 mln lekë.
*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.
Comments