Sociale

Sa shtete e kanë legalizuar kanabisin mjekësor? 64! 29 prej të cilave në Europë, vetëm Maqedonia e veriut nga rajoni

0

Pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama mbi legalizimin e kanabisit për përdorim mjeksor ka patur reagime të shumta mbi këtë vendim. Kjo deklaratë erdhi pas publikimit të rezultateve të Këshillit Kombëtar, i cili tregonte se 61% e shqiptarëe janë pro legalizimit të kanabisit për përdorim mjeksor. Megjithatë, sipas ekpertëve, debati më i madh qëndron te pasojat sociale apo edhe pasojat në nivelin e aktivitetit kriminal që mund të ketë ky aktivitet, duke i`u referuar përvojave e shteteve të tjera. Shqipëria ende nuk ka një program mjekësor të përdorimit të kanabisit dhe madje edhe sasi të vogla të tij për përdorim personal mund të dënohen me burgim të konsiderueshëm. “Scan Intelligence Unit” ka kryer një analizë për të parë se si ndryshon ligjshmëria e kanabisit për përdorim mjekësor sipas vedeve. Të dhënat tregojnë se përdorimi i kanabisit është i ndaluar në shumicën e vendeve, por ka konsiderushëm vende të cilat kanë miratuar politika të cilat e lejojnë atë për qëllime rekreative apo për qëllime mjekësore. “Scan Intelligence Unit” i ka përpunuar të dhënat duke i ndarë ato në dy grupe, pra në vende të cilat e kanë të ligjshme përdorimin e kanabisit dhe në vende të cilat e kanë të ndaluar. Theksojmë se te vendet të cilat e kanë të ligjshëm kanabisin mjekësor përfshihen edhe ato vende që kanë ligje më kufizuese, duke lejuar vetëm përdorimin e disa farmaceutikëve me prejardhje kanabisi. Nëse do të analizojmë vendet e rajonit, i vetmi vend e cili ka të legalizuar kanabisin është Maqedonia e Veriut, e cila ka dhënë aprovimin për legalizimin e marijuanës mjekësore që në vitin 2016-të. Serbia, Mali i Zi, Bosnje Hercegovina dhe Kosova e kanë të ndaluar përdorimin e kanabisit si për qëllime mjekësore ashtu edhe për qëllime rekreative. Sa i përket shteteve të Europës janë 29 vende të cilat e kanë të legalizuar kanabisin për përdorim mjekësor. Në nivel botëror regjistrohen 117 shtete të cilat e kanë të ndaluar përdorimin dhe 64 prej tyre e kanë të legalizuar për qëllime mjeksore apo rekreative. Në shtetet e Bashkuara të Amerikë janë disa vende të cilat e kanë të legalizuar përdorimin mjeksor të kanabisit, megjithatë në nivel federal përdorimi i tij mbetet i ndaluar. Ndër vendet e zhvilluara të Europës, të cilat e kanë të legalizuar kanabisin mjeksor, mund të përmendim Gjermaninë, Francën, Zvicrën, Suedinë, Mbretërinë e Bashkuar etj.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

E-Banking, shqiptarët të fundit në Europë/ Vetëm 5% e përdorin internetin për transaksione financiare online

Postimi mëparshëm

Inflacioni “fluturon” në 5.7%/ Në mars, norma më e lartë që prej vitit 2002, falë ushqimeve dhe transportit

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.