Raporte

Ryshfeti në biznes, Shqipëria e 110-ta në botë/ E parafundit në rajon dhe mes vendeve të fundit në Europë

0

Shqipëria renditet në vend të 110-të në “Indeksin e Rrezikut të Ryshfetit”, i publikuar së fundmi  nga “Matrica e rrezikut të ryshfetit TRACE” (TRACE Matrix), për vitin 2021. Ky indeks mat rrezikun e ryshfetit të biznesit në 194 shtete të botës. Rezultati i përgjithshëm i rrezikut të ryshfetit është një rezultat i kombinuar dhe i ponderuar i katër fushave që janë: ndërveprimet e biznesit me qeverinë, parandalimi dhe zbatimi kundër ryshfetit, transparenca e Qeverisë dhe Shërbimit Civil, si dhe kapaciteti për Mbikëqyrjen e Shoqërisë Civile, duke përfshirë rolin e medias. Gjithashtu vlerësimi në këtë indeks matet me një nivel pikësh nga 1 deri në 100, ku 1 pikë përfaqëson nivel të ulët rreziku dhe 100 pikë përfaqëson nivel të lartë rreziku.

Indeksi i rrezikut ndaj ryshfetit

Shqipëria ka arritur të mbledhë 50 pikë në indeksin e rrezikut të ryshfetit për vitin 2021. Të dhënat tregojnë se për këtë vit, Shqipëria është përmirësuar me 5 pozicione. Po ta analizojmë vendin tonë në të katër fushat e përmendura më lart shohim se për ndërveprimet e biznesit me qeverinë, ne vlerësohemi me 55 pikë. Sa i përket parandalimit dhe zbatimit kundër ryshfetit, vlerësohemi me 54 pikë, ndërsa për transparencën e Qeverisë dhe Shërbimit Civil jemi vlerësuar me 51 pikë. Ndërsa për kapacitetin e Mbikëqyrjes së Shoqërisë Civile, duke përfshirë këtu dhe rolin e medias, Shqipëria është vlerësuar me 39 pikë. Pikërisht kjo është edhe fusha e fundit ku vendi ynë ka arritur dhe rezultatin më të mirë në pikëzim.

Por si paraqitet gjendja e vendit tonë krahasuar me vendet e rajonit? Nga të dhënat e indeksit, shohim se renditemi të parafundit. Në vend të fundit kemi Bosnje Hercegovinën, e cila renditet në vend të 132-të. Mali i Zi ka rrezikun më të ulët ndaj ryshfetit në biznes, në rajon, pasi renditet në vend të 80-të nga 194 vende në total. Mali i Zi ndiqet nga Maqedonia e Veriut dhe nga Kosova,  e cila renditet në vend të 93-të. Nga ana tjetër Serbia shihet të jetë pozicionuar në vend të 106-të. Të dhënat tregojnë se krahasuar me vendet e Europës, Shqipëria qëndron në renditje para vendeve si Moldavia, Bjellorusia dhe Azerbajxhani. Vendet që kryesojnë renditjen janë vende si Danimarka, Norvegjia, Suedia dhe Finlanda.

Indeksi i rrezikut ndaj ryshfetit

Klikoni këtu për të parë të dhënat

*Material i përgatitur nga SCAN INTELLIGENCE UNIT. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

57% e shqiptarëve, kundër vaksinimit të detyrueshëm/ 35% janë plotësisht kundër, vetëm 23% janë plotësisht dakord

Postimi mëparshëm

Përkeqësohet “të bërit biznes” në Shqipëri/ 44% e shqiptarëve mendojnë se është më keq se një vit më parë, shtohet edhe pesimizmi

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.