Sezoni veror ka sjellë një rritje të ndjeshme të parasë jashtë sistemit bankar, tregojnë të dhënat më të fundit në dispozicion nga Banka e Shqipërisë, për muajin korrik. Kështu, gjatë kësaj periudhe kohore, sasia e parave jashtë sistemit fiksohet në 362.1 miliardë lekë, nga rreth 355 miliardë lekë që ishte gjatë periudhës paraardhëse, në muajin qershor të këtij viti. E thënë në valutë, shifra e korrikut përkthehet në rreth 3 miliardë euro. Bëhet fjalë për një rekord të ri historic. Kaq është sasia e lekut shqiptar e prodhuar nga Banka e Shqiëprisë, e cila nuk ndodhet as në arkat e bankës qendrore dhe as në arkat e sektorit bankar në vend, por që qarkullon e lirë në sistem. Ky tregues regjistrohet në rritje prej 2% krahasuar me muajin paraardhës. Kjo është rritja më e madhe që prej dhjetorit të vitit të kaluar, kur treguesi rritej me 2.9%. Ndër të tjera, prej 6 muajsh me radhë, treguesi nuk ka pësuar asnjë rënie. Sasia e parasë në qarkullim jashët sisitemit është nëj prej treguesve kryesorë të informalitetit të lartë të ekonomisë, në të gjitha aspektet, por edhe nëj tregues i parasë jo të pastër. Me fillimin e pandemisë, ky tregues ka pësuar një rritje të theksuar, gjë që vihet re edhe nga grafiku.
*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.
Comments